Lajme

Për 6 muaj Gjykata e Apelit zgjodhi 5838 lëndë

Autori: Gazeta inFokus 11:37 | 05 July 2017

Gjykata e Apelit prej fillimit të vitit e deri më tani ka pasur 17 mijë e 999 lëndë ku prej tyre janë zgjidhur vetëm 5838 lëndë, duke marrë parasysh numrin e vogël të gjyqtarëve.

Kështu ka bërë të ditur kryetari i Gjykatës së Apelit Hasan Shala, në një konferencë për media ku ka prezantuar punën e 6-mujroit të kësaj gjykate.

Ai tha se numri i vogël i gjyqtarëve vjen si pasojë e ngarkesës së madhe të lëndëve.

-Advertisement-

“Ka lëndë ende të pazgjidhura të cilat priten të përfundojnë brenda 2 muajve. Gjykata ka pasur takim me përfaqësues të USAID në lidhje me shqyrtimin e lëndëve. Për momentin janë 37 gjyqtar ndërsa minimumi i numrit te gjyqtarëve duhet të jetë 55”, tha ai.

Shala shtoi se mangësi ka edhe të bashkëpunëtoreve profesional dhe të zyrtarëve ligjorë.

Megjithatë, sipas kryetarit të Apelit, në krahasim me vitin e kaluar kanë përfunduar 332 lëndë më shumë.

Shala gjithashtu ka bërë të ditur se rasti i kryetarit të Prizrenit, Ramadan Muja,  është kthyer më rigjykim.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Meridian Express hap marketin e ri në qytetin e Mitrovicës Veriore!
-Advertisement-

Të tjera