Për 6 muaj asnjë seancë e caktuar ndaj ministres Rozeta Hajdari për aksidentin ku kishte goditur një fëmijë
Autori: Gazeta inFokus 13:34 | 23 June 2023
Gjykata Themelore në Prishtinë prej datës 8 dhjetor të vitit 2022 nuk ka caktuar dhe nuk ka ndërmarrë asnjë veprim ligjor për çështjen e kundërvajtjes ndaj ministres e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari për aksidentin ku kishte goditur të miturën I.B.
Në seancën e fundit të mbajtur me 8 dhjetor 2022 ishte caktuar super-ekspertiza e komunikacionit rrugor nga gjykatësja e rastit Valbona Gjonbalaj, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Zëdhënësja për informim e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi ka thënë se lënda ka kaluar për gjykim tek gjykatësi Shaqir Mazreku pasi që gjykatësja Gjonbalaj kishte kaluar si gjykatëse në Departamentin për Çështje Administrative
Gashi ka njoftuar se gjykatësi Mazreku është duke pritur super-ekspertizën e komunikacionit rrugorë, super-ekspertizë kjo e dërguar pranë Fakultetit Teknik të Universiteti të Prishtinë “Hasan Prishtina”.
Një prononcim për “Betimin për Drejtësi” përfaqësuesi i palës së dëmtuar, avokati Florim Shefqeti tha se kjo lëndë ishte duke u zvarritur tej mase. Sipas tij, qe disa muaj nuk janë informuar për asnjë veprim të ndërmarrë lidhur me këtë rast.
“Qe katër-pesë muaj s’na kanë kontaktu kurgjo”, tha avokati Shefqeti.
Gjithashtu avokati Shefqeti tha se heshtja e gjykatës në këtë rast mund të këtë rrezik për parashkrim të mundshëm.
“Qe pesë apo gjashtë muaj s’kemi asnjë seancë sipas informatave zyrtare është ndërruar gjyqtari dhe kjo heshtja mund të ketë rrezik të parashkrimit të mundshëm”, shtoi avokati Shefqeti.
Ndryshe, në seancën e 12 tetorit 2022, ministrja Hajdari kishte thënë se nuk ndjehet fajtore për aksidentin ku ishte goditur një fëmijë. Ajo kishte deklaruar se ka qenë në shpejtësinë brenda rregullave të komunikacionit dhe se papritmas vajza është goditur nga vetura pasi e njëjta ka qenë duke vrapuar.
Ndryshe, kërkesa ndaj të pandehurës Hajdari për inicim të procedurës së kundërvajtjes është bërë nga stacioni policor, Policia e Kosovës – Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor, për aksidentin e ndodhur më 10 prill 2022, rreth orës 12:25 në rrugën “Vicianum”, në lagjen “Arbëria” në Prishtinë.
Me të njëjtën kërkesë, Hajdari ngarkohet me “Mospërshtatje të shpejtësisë” dhe “Aksident komunikacioni me lëndime trupore”.
Ndërkaq, për “Betimi për Drejtësi”, përfaqësuesi i palës së dëmtuar, avokati Florim Shefqeti kishte thënë se vlerësojnë që ekspertiza e komunikacionit do të përcaktojë pozicionin se ku ka qenë e pandehura Hajdari, e që nga video, sipas tij, shihet se ka qenë në anën e majtë, ndërsa drejtimi i saj i lëvizjes ka qenë krahu i djathtë.
Ai tha se Prokuroria është dashur fillimisht të definojë shpejtësinë e lëvizjes para udhëzimit të rastit në kundërvajtje.
“Po ashtu, edhe nga shkresat e lëndës ka qenë rruga me reshje shiu dhe nga shpejtësia e lëvizjes që shifet në video, ne presim atë që është dashtë normalisht për ta bërë prokuroria që të konstatojë shpejtësinë e lëvizjes dhe përshtatjes së shpejtësisë së lëvizjes dhe kushteve atmosferike në rrugë dhe kjo do të definojë se a kemi të bëjmë më kundërvajtje apo kemi të bëjmë me vepër penale. Paraprakisht, mendojmë që prokurori i rastit është dashtë ta sqarojë këtë rrethanë para se të udhëzojë rastin për në Departamentin për Kundërvajtje”, tha avokati Shefqeti.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...