Për 6 muaj, 90 mjekë e braktisën Kosovën

Autori: Gazeta inFokus
13:02 | 02 June 2022
Sonte është hapja solemne e kongresit të tretë të mjekësisë “Pandemia Covid-19, sfidat dhe përvojat”, ndërsa nesër dhe pasnesër fillojnë punimet e kongresit, në të cilin janë regjistruar 2 400 mjekë.
Salih Ahmeti, kryetar i Këshillit Shkencor tha se pandemia Covid-19 është në përfundim, ndërkaq ky kongres është organizuar pikërisht në kohën ideale.
“Edhe pse nuk e kemi përfunduar plotësisht, duket se jemi në fund të pandemisë dhe përfundimi i pandemisë Covid-19 besoj se do të ishte jo e kompletuar pa një kongres kështu siç është paraparë të organizohet dhe mendoj se ky kongres është organizuar edhe në kohën e duhur për faktin se në këtë kongres tema kryesore është kryesisht përvoja qoftë vendore e ndërkombëtare për problematikën e Covidit”, tha ai në RTK.
Ai shtoi se shëndetësia duhet të vlerësohet jo vetëm në periudha krizash, por edhe qetësie. “Si staf shëndetësor e kemi obligim ta kryejmë punën tonë në çfarëdo kushtesh dhe rrethanash. Përkrahja morale nga qytetarët dhe shoqëria në kohën e pandemisë nuk ka munguar, mirëpo mirë kishte qenë shëndetësia jo vetëm në periudha krizash, por edhe në periudha qetësie të çmohet e vlerësohet”, shtoi ai.
Ndërkaq, Pleurat Sejdiu, kryetar i OMK-së tha se shqetësuese dhe serioze është largimi i mjekëve nga vendi.
“Në dhjetë vjetet e ardhshëm 1300 mjekë specialistë, përfshirë edhe gjeneratën time, do të dalin në pension. Në gjashtëmujorin e parë 90 mjekë të rinj e kanë lëshuar vendin. Ne shohim që deri në fund të vitit do të jenë edhe 200, për dhjetë vjet 2000 veta”, tha Sejdiu.

Të tjera
-
Prishtinë: Arrestohen pesë persona, dyshohet se vodhën para të gatshme dhe parfume në një banesë
Pesë persona kanë rënë nën pranga për veprën penale “vjedhja” në Prishtinë mb...
-
Ministrat e BE-së do të diskutojnë huamarrjen e përbashkët për mbrojtjen
Ministrat e financave të Bashkimit Evropian do të diskutojnë të hënën se si t...
-
Trump tregon se SHBA-ja i ka dhënë fund pezullimit të shkëmbimit të inteligjencës me Ukrainën
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump tha të dielën se Shtetet e Bashkuara i kis...
-
Projekti 18 milionë eurosh, nisin punimet për sheshin në rrugën “Xhorxh Bush”
Mëngjesin e sotëm kanë nisur punimet në rrugën “Xhorxh Bush” në kryeqytet. ...
-
Pasi PDK publikoi skandalin e LVV-së në Gjilan, drejtoresha e Buxhetit dhe Financave, Herolinda Murati-Leka, jep dorëheqje
Drejtoresha e Buxhetit dhe Financave në Komunën e Gjilanit, Herolinda Murati-...
-
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s nesër viziton Kosovën, takon Osmanin e Kurtin
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, do të vizitojë Kosovën nesër, ...
-
Musk dhe Rubio grinden me ministrin polak për Starlink në Ukrainë
Sekretari i Shtetit Marco Rubio dhe miliarderi i teknologjisë Elon Musk kanë ...
-
18 vjet nga përfundimi i bisedimeve për statusin e Kosovës
Në Vjenë të Austrisë, më 10 mars 2007, mbaruan bisedimet për statusin përfund...
-
Një person në Istog gris gjobën dhe sụlmon policin
Një person është arrestuar në Istog pasi dyshohet se pasi i është shqiptuar g...
-
Kontrata 18 milionëshe, nisin sot punimet në sheshin ‘Xhorxh Bush’
Sot nisin punimet për transformimin e sheshit ‘Xhorxh Bush’ në Prishtinë. ...
-
E tmerrshme: I postoi fotografi ish të dashurës me mbishkrimin se ofron shërbime sẹksụale, Prokuroria kërkon paraburgim
Prokuroria Themelore në Ferizaj ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit n...
-
KQZ sot shqyrton kërkesën e QNR-së për hapjen e 15 kutive të votimit – a do të zvarritet edhe më tej shpallja e rezultateve?
Nuk ka ndodhur kurrë më parë që rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të mos...