Lajme

Për 55 mijë euro, ia kërkoi 98 mijë euro – arrestohet fajdexhiu

Autori: Gazeta inFokus 20:39 | 21 May 2020

Një person në Gjilan është arrestuar si i dyshuar për fajde.

I njëjti është arrestuar pasi viktimës ia kishte dhënë 55 mijë euro para me fajde, shkruan lajmi.net.

Viktima, kishte arritur t’ia kthente të njëtit 58 mijë euro, por i dyshuari kishte kërkuar nga viktima në formë të kamatës edhe 40 mijë euro të tjera, që do të thotë se fitimi jo-proporcional është kërkuar në vlerë prej 43 mijë euro.

-Advertisement-

Kjo është komunikata e plotë e Policisë:

Policia e Kosovës, konkretisht hetuesit policorë të Njësisë Kundër Krimeve Ekonomike dhe
Korrupsionit (NjHRKEK)-Gjilan, pas pranimit të një informate muaj më parë, kanë filluar sigurimin
e provave materiale dhe dëshmive tjera relevante, duke përdorur edhe masat e fshehta teknike dhe të
hetimit është arritur të sigurohen dëshmi se i dyshuari: B.A. viti i lindjes 1957, mashkull
kosovar, ishte përfshirë në veprën penale ‘fajde’.

Dyshohet se një person kishte marrë nga i dyshuari një shumë prej 55,000.00 €. Ai kishte arritur
t’ia kthente 58,000.00 € të dyshuarit, ndërsa i dyshuari në formë të interesit-kamatës ka kërkuar nga
viktima edhe 40,000.00 € të tjera që do të thotë se fitimi jo-proporcional është në vlerë prej 43,000.00
euro.

Në kuadër të veprimeve hetimore të kombinuara, sot më 21.05.2020, sipas urdhëresës së
Gjykatës Themelore-Gjilan, janë zbatuar masat e fshehta dhe teknike ‘simulimi i veprës penale’, ku i
dyshuari nga viktima ka pranuar edhe 5,000.00 (pesë mijë) euro.

I dyshuari, pas pranimit të parave bazuar në simulimin e veprës penale, është ndaluar nga hetuesit
policor të NJHRKEK-Gjilan, tek i dyshuari janë gjetur dhe sekuestruar paratë që janë përdorur për
simulim të veprës penale (5,000.00 euro).
I dyshuari është arrestuar dhe më pas është intervistuar në prezencë të avokatit të tij mbrojtës
(caktuar sipas detyrës zyrtare) dhe pas përfundimit të intervistës me aktvendim të prokurorit të
lëndës , i njëjti është ndaluar për 48 orë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera