Për 5 vite shteti ka harxhuar mbi 6 milionë euro për veturat me qira

Autori: Gazeta inFokus
23:11 | 01 July 2023
Miliona euro të buxhetit të Kosovës u shpenzuan për veturat me qira, që po përdorin disa nga institucionet. Por, shumë e njëjtë do të shpenzohet sërish, për shkak se është hapur tender për blerjen e 240 veturave. Shoqëria civile thotë se me këto veprime të paplanifikuara, po dëmtohet e po keqmenaxhohet buxheti.
Me vetëm një veturë rrezikon të mbesë Zyra për Mbrojtjen e Viktimave në Prishtinë.
Kjo për shkak se një veturë tjetër të cilën e kanë shfrytëzuar deri më tash, duhet që ta kthejnë muajin tjetër pasi kontratës i skadon afati.
Ky institucion publik është njëri nga shumë institucionet në Kosovë që ka shfrytëzuar për 5 vite e gjysmë vetura me qira.
Agjencia Qendrore e Prokurorimit gjatë vitit 2018 ka nënshkruar dy kontrata për marrjen e mbi 350 veturave, duke i kushtuar buxhetit rreth 7 milionë euro.
Një tender i ri, me një shumë të ngjashme është hapur edhe këtë muaj nga AQP-ja. Por, këtë herë me rreth 7 milionë euro është planifikuar të blihen 240 vetura për institucione të ndryshme të Kosovës.
Sipas dosjes së tenderit, më shumë vetura do i dedikohen Policisë së Kosovës, Forcës së Sigurisë së Kosovës, Këshillit Gjyqësor e atij Prokurorial të Kosovës.
Por, një nismë e tillë po shihet e vonuar nga Lëvizja FOL.
“Ato vetura të cilat janë paguar me qira janë paguar dyfish sesa do i kushtonte qeverisë për të blerë ato vetura, gjë që është diskutabile sepse më e nevojshme dhe më e arsyeshme kishte qenë me i ble sesa me i marr me qira, sepse kjo i kushton kosto të dyfishtë buxhetit”, ka deklaruar Viola Bunjaku – Lëvizja FOL.
Sipas Bunjakut, institucionet do duhej të i përdornin edhe veturat që shpesh i vendosin në shitje.
“Kemi pasur edhe para dy muaj shitje të veturave që kanë qëndruar në garuzhdën e qeverisë, dhe kështu kemi një shpenzim të buxhetit dhe është keqmenaxhim i parasë”, ka deklaruar tutje ajo.
Zyrtarë brenda disa institucioneve që shfrytëzojnë veturat me qira, i kanë thënë televizionit se nga muaji korrik duhet të i kthejnë të gjitha veturat dhe se do të jetë kaos si shkak i numrit të vogël të veturave që kanë në dispozicion.
Nga Agjencia Qendrore e Prokurorimit kanë thënë se tenderë për vetura me qira do të ketë vetëm për trupat inspektuese, bazuar në vendimin e ekzekutivit.
“Të gjitha kontratat e centralizuara të nënshkruara nga AQP janë të publikuara në web faqen e AQP-së, në linkun: https://aqp.rks-gov.net/kontratat-e-centralizuara/ , pra këtu mund të gjeni edhe kontratat “Shfrytëzimi afatgjatë i automjeteve me qira” ku mund t’i gjeni të gjitha të dhënat lidhur me kontratat në fjalë. Ndërsa ju njoftojmë që AQP ka shpallur procedurën e prokurimit fillimisht për furnizim me vetura për institucionet e Republikës së Kosovës, kjo pas vendimit të Qeverisë të datë 26.04.2023 (procedura është e hapur dhe e qasshme për të gjithë në e-prokurimi). Ndërsa shumë shpejt do të publikohet edhe aktiviteti i prokurimit “Vetura me qira për trupat inspektuese” edhe kjo bazuar në vendimin e njëjtë të Qeverisë me nr.07/140. Pra Momentalisht AQP është e autorizuar për zhvillimin e aktivitetit të prokurimit për marrje me qira të veturave vetëm për trupat inspektuese”, ka theksuar AQP-ja.
Institucionet që më së shumti kanë shfrytëzuar veturat me qira janë Këshilli Gjyqësor, Policia e Kosovës, Administrata Tatimore e Kosovës, e disa prej ministrive.

Të tjera
-
Çka deklaruan para gjykatës të dyshuarit për vr*sjen e rreshterit Lika
Gjykata Themelore në Ferizaj, të martën më 22 prill, ka aprovuar kërkesën e P...
-
Trump sërish e kritikon Zelenskyn: Deklaratat e tua po i dëmtojnë bisedimet e paqes me Rusinë
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ishte kritik të mërkurën ndaj liderit ukr...
-
Abelard Tahiri: Fitorja ndaj Ligjit për KPM-në është fitore për fjalën e lirë dhe mediat e pavarura
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Abelard Tahiri, ka reaguar p...
-
Instagram forcon kontrollin e moshës me inteligjencë artificiale për të mbrojtur të miturit
Instagram ka nisur testimin e një metode të re të mbështetur nga inteligjenca...
-
Deputetja finlandeze: Ta njohin Kosovën të gjitha shtetet e BE-së, t’i jepet statusi i vendit kandidat
Deputetja e Parlamentit Finlandez, Tytti Tuppurainen, ka takuar sot president...
-
Ndalohen mbrëmjet e maturës dhe ekskursionet për nxënësit në Prishtinë
Drejtoria e Arsimit në Prishtinë ka vendosur që të gjitha aktivitetet jashtëk...
-
E rrallë: Nesër Kurti përuron një urë
Foto nga arkiva Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, nesër do të...
-
Osmani me mërgatën në Finlandë mbyllë ditën me këngë e valle
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani po qëndron për vizitë zytare në shtetin e ...
-
Kelmendi: Kurti po hesht se s’ka fakte, marrëzitë po ua lë deputetëve të tij
Gazetari dhe autori i emisionit Rubikon, Adriatik Kelmendi ka reaguar ndaj si...
-
Deklarimi vjetor i pasurisë: Çfarë zotëron kreu i LDK-së?
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka dorëzuar formu...
-
Për tre muaj u braktisën tre fëmijë në Kosovë, ja në cilat komuna
Në tre muajt e parë të këtij viti, nga janari deri në mars, në Kosovë janë br...
-
Nesër përurohet ura e re në Rugovë të Hasit
Gjatë ditës së nesërme pritet që të përurohet ura e re në Rugovë të Hasit. ...