Fokus

Për 5 ditë, KEK-u ka paguar 3.5 milionë euro për import të energjisë elektrike

Autori: Gazeta inFokus 11:00 | 28 December 2021

Gazeta Infokus ka siguruar informata te sakta të sasisë se importit të energjisë elektrike dhe kostos qe KEK-u ka paguar për blerjen e kësaj sasie.

Sipas këtyre burimeve, nga data 23 dhjetor e deri me 27 dhjetor, Korporata Energjetike e Kosovës në total ka importuar 13140 MW/h energji elektrike. Kosto qe ka paguar KEK-u për ketë sasi të importit ka shkuar në 3.5 milionë euro.

Nga një kalkulim i thjeshtë i bije se rreth 265 euro është paguar kosto për 1 megavat ore të energjisë elektrike. Kjo e demanton alarmin qe e ka ndezur Qeveria e Kosovës se kosto e megavatit të energjisë elektrike në treg ka shkuar deri ne 600 euro.

-Advertisement-

Me vendim të Qeverisë së Kosovës, për import të energjisë elektrike është ngarkuar KEK-u duke u subvencionuar me 20 milionë euro nga buxheti i shtetit.

Deri me tani, bazuar edhe në kontratën e shitjes së distribucionit përgjegjësinë për import të energjisë elektrike e ka Distribucioni KEDS/KESCO.

Kurse, përgjegjësi e KEK-ut është vetëm sasia që ka në dispozicion nga kapacitetet prodhuese dhe atë vetëm nëse e ka të nominuar për 24 orët e fundit.

E sipas  bilancit energjetik KEK aktualisht ka mungesë nga kapacitetet e saj prodhuese vetëm 120 megavat orë energjetike elektrike./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera