Për 4 vite 158 vrasje në Kosovë
Autori: Gazeta inFokus 13:24 | 21 December 2017
Derisa kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj po bënë përpjekje t’i “amnistojë” zyrtarët e Qeverisë që po përdorin armët për të gjuajtur në ahengje e ndeja në oda të burrave, Policia e Kosovës shprehet tejet e shqetësuar me numrin e armëve që posedojnë qytetarët.
Kampanjat e shumta të Policisë për të ndaluar përdorimin e armeve me moton “festo me zemër jo me armë” janë të kota kur një gjë të tillë e bëjnë pikërisht ‘paria’ e këtij shteti.
Rasti i fundit është ai i rreth dy javëve më parë ku është bërë publike një video në të cilën shiheshin zyrtarë të lartë të Qeverisë së Kosovës duke gjuajtur me armë zjarri, shkruan Infokusi.com.
Në video shihen ministri i Diasporës, Dardan Gashi, ish-kryetari i komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku dhe zyrtarë të tjerë të Qeverisë aktuale duke gjuajtur me armë zjarri nga dritarja e odës së zëvendëskryeministrit, Fatmir Limajt.
Vrasjet ndër vite
Portali Infokusi këto ditë ka hulumtuar se sa raste të vrasjeve kanë ndodhur në Kosovë nga armët e zjarrit të cilat për kreun e ekzekutivit nuk janë shqetësuese.
Ky numër i vrasjeve është shqetësues. Vetëm në katër vitet e fundit nga armët e zjarrit janë vrarë 158 qytetarë.
Sipas zyrës për media të Policisë së Kosovës, gjatë periudhës janar-nëntor të këtij viti kanë ndodhur gjithsej 24 raste të vrasjeve. Nga këto vrasje 18 raste janë zbuluar dhe janë arrestuar personat që kanë kryer këtë krim, ndërsa 6 raste të tjera janë duke u hetuar ende.
Zyrtarë të Policisë kanë bërë te ditur edhe numri e vrasjeve nëpër vite, në vitin 2016 kanë ndodhur 26 vrasje prej të cilave 20 janë zbuluar, në vitin 2015 kanë ndodhur 27 vrasje prej të cilave 26 janë zbuluar, në vitin 2014 kanë ndodhur 37 vrasje e 24 janë zbuluar ndërsa në vitin 2013 kanë ndodhur 44 vrasje prej të cilave janë gjetur kryesit e krimit në 34 raste.
Ndërsa sa i përket numrit të armëve të konfiskuara zyrtarë të PK-së i kanë thënë portalit “Infokusi” se numri i tyre është mbi 1000
“Mund ta veçojmë se gjatë periudhës janar-nëntor 2017 nga Policia e Kosovës janë konfiskuar mbi 1050 armë të ndryshme. Pothuajse çdo vit Policia e Kosovës konfiskon nga 1200-1500 armë të llojeve të ndryshme.” kanë thënë nga PK.
E duke folur për përdorimin e armëve në Kosovë nga Policia kanë thënë se ekzistojnë mekanizma të veçantë për identifikimin dhe reduktimin e tyre.
“Posedimi i armëve në Republikën e Kosovës rregullohet me ligj, prandaj edhe bartja apo posedimi i tyre në mënyrë të kundërligjshme është e sanksionuar. Sikurse edhe ne vendet e rajonit e më gjerë edhe vendi ynë me mekanizmat e saj, e në veçanti ne si Polici kemi bërë përpjekje te vazhdueshme në identifikimin armëve ilegale dhe reduktimin e prezencës dhe posedimit të tyre në mënyrë të kundërligjshme.” kanë thënë nga Policia.
Policia e Kosovës ka edhe një apel për të gjithë qytetarët për posedim dhe përdorim të armëve
“Armët ilegale paraqesin një rrezik potencial edhe për qytetarët e vendit, por janë një sfidë edhe për institucionet e në veçanti ato të sigurisë. Për këtë arsye Policia e Kosovës apelon tek të gjithë qytetarët që t’i shmangen posedimit apo përdorimit të paligjshëm të armëve dhe të bashkëpunojnë me Policinë e Kosovës duke raportuar te gjitha rastet ku vërehen armë apo mjetet tjera të rrezikshme që mund të cenojnë sigurinë e përgjithshme, ne mënyrë qe veprime dhe masa të menjëhershme ligjore te ndërmerren nga organet kompetente” thonë nga Policia e Kosovës.
Armëmbajtja e paautorizuar, sipas nenit 374 të Kodit Penal, është e dënueshme me gjobë, e burgim deri në 5 vjet, kurse përdorimi i armëve, sipas nenit 375, përveç konfiskimit të armës, dënohet me burgim ndërmjet 1 e 8 vjet.
Por kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka komentuar përdorimin e armëve nga zëvendësi i tij dhe zyrtarëve të tjerë duke thënë se nuk është ndonjë gjë e madhe dhe e papranueshme shtënia me armë nëpër oda. Sipas tij, kjo është një traditë kanunore, që sipas tij praktikohet shumë në Dukagjin.
Madje Haradinaj ka thënë se edhe vet ka shtënë në plotë raste nëpër oda dhe nuk e sheh si diçka kiamet, edhe pse ka thënë se e di që është shkelje ligjore, por që thotë se ndoshta një ditë edhe mund të ndërrohet ligji. /INFOKUSI
Të tjera
-
Lajçak e bën bilancin: Kam shpresuar për më shumë progres në dialog, por mesazhi për Kosovën e Serbinë është i qartë
I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak k...
-
Vuçiq: U mbajt një tubim jashtëzakonisht i madh në Beograd
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, këtë herë ka pranuar se në Beograd është m...
-
Pritjet për të hyrë në Kosovë deri në 40 minuta
Pritjet për të hyrë në Kosova nga pika kufitare e Muçibabës po vijojnë deri n...
-
Deklarohen të pafajshëm 22 të akuzuarit për mashtrim me “Call Center”
Në seancën fillestare të hënën në Gjykatën Themelore në Prishtinë janë deklar...
-
Gjendet pa shenja jete një 61-vjeçar në Pogradec
Një person i moshës 61-vjeçare është gjetur pa shenja jete në banesën e tij, ...
-
Protestë masive në Beograd kundër presidentit serb
Dhjetëra mijëra veta u mblodhën të dielën në një shesh qendror në Beograd duk...
-
Hill thotë se s’ka paralajmërime për sanksione ndaj NIS’it në Serbi, a i gënjeu Vuçiq serbët për të krijuar panik?
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi, Christopher Hill, ka...
-
Tajani për vizitë në Kosovë, viziton kontigjentin italian të KFOR-it
Kryediplomati italian, Antonio Tajani, ka ardhur për vizitë në Kosovë për të ...
-
Kremlini hedh poshtë raportimet e mediave turke se gruaja e Assadit kërkoi divorc dhe largim nga Moska
Kremlini hodhi poshtë të hënën raportet e mediave turke që sugjeronin se Asma...
-
Kundërligjshëm e pa përvojë pune, Rozeta Hajdari e bën zv. kryeinspektore ish asistenten e Albulena Haxhiut vetëm 8 muaj pasi u punësua në MINT
Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, ish asist...
-
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje politike e Rugovës ia dha vendit demokracinë në të cilën fitojnë edhe rivalët tanë
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri shkroi për përvjet...
-
Komuniteti i Ambasadës nderon Hovenierin për vizionin e tij për Kosovën
Komuniteti i Ambasadës Amerikane ka nderuar ambasadorin Jeffrey M. Hovenier m...