Lajme

Për 30 minuta dy aksidente në Komoran

Autori: Gazeta inFokus 14:06 | 07 December 2019

Vetëm brenda gjysmë ore në Komoran kanë ndodhur dy aksidente, ku për pasojë mbetën të lënduar dy persona, shkruan Gazeta inFokus.

Sipas  zëdhënësit të policisë për rajonin e Prishtinës, Bajram Krasnqi, njëri aksident ka ndodhur rreth orës 12:20, ndërsa i dyti rreth 30 minuta më vonë, në orën 12:50.

“Në Komoran, autostradë, drejtimi Prishtinë- Prizren, kanë ndodhur dy aksidente, njëri në orën 12:20, ku kanë qenë të përfshira dy vetura dhe është lënduar një person ndërsa tjetri në orën 12:50, ku kanë qenë të përfshira tri vetura ndërsa është lënduar një person”, ka thënë Krasnqi për Gayetën inFokus.

-Advertisement-

Kujtojmë se mëngjesin e sotshëm pas një aksidenti trafiku ka ndërruar jetë një person në Komoran të Drenasit./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite

Të tjera