Lajme

Për 24 orë tre persona humbën jetën nga aksidentet në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 11:41 | 07 July 2023

Një grua dhe dy burra kanë vdekur si pasojë e aksidenteve që ndodhën në 24 orët e fundit në Kosovë.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, u raportua për një aksident në autostradën “Ibrahim Rugova”, ku si pasojë ka vdekur një person.

Sipas policisë, viktima ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

-Advertisement-

“Viktima mashkull kosovar ka ndërruar jetë si pasojë e aksidentit të trafikut. Njësit relevante dhe ekipi mjekësor kanë dalur në vendin e ngjarjes ku është konfirmuar vdekja e viktimës”, thuhet në njoftim.

Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Një aksident tjetër ka ndodhur të enjten në Klinë, ku në të u përfshinë një veture dhe një tren.

Policia ka njoftuar se shoferi i veturë si pasojë e lëndimeve të marra, nuk ka arritur të mbijetojë.

“Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

Ndërkaq, edhe një aksident i cili ka ndodhur të enjten në Podujevë, përfundoi më fatalitet.

Pas lëndimeve të marra një grua ka vdekur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Kurse, lëndime kanë pësuar edhe tre persona tjerëve.

“Raportohet se ka ndodhur aksident trafiku në mes të dy veturave. Si pasojë, lëndime trupore kanë pësuar katër persona dhe të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor. Rreth orës 01:30 e datës 07.07.2023 në QKUK si pasojë e lëndimeve të marra ka ndërruar jetë viktima femër kosovare dhe e njëjta me vendim të prokurorit dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në raport./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Risi në foleja.com! Prej 49.99€ bleni dyshekët Nouve Blanc dhe përfitoni transportin falas me DHL
-Advertisement-

Të tjera