Lajme

Për 24 orë policia arreston tre të dyshuar për sulm seksual në Prishtinë

Autori: Gazeta inFokus 10:52 | 09 September 2022

Në 24 orët e fundit Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona për sulm seksual në Prishtinë, në tre raste të ndryshme, shkruan Gazeta Infokus.

Sipas policisë viktimë e dy prej rasteve ishin tri gra, derisa në rastin e tretë nuk përmendet për ndonjë viktimë.

Njëri rast ka ndodhur të enjten, ku i dyshuari raportohet se ka sulmuar seksualisht dy gra.

-Advertisement-

Ndërkaq, rasti tjetër ku nën pranga përfundoi edhe një i dyshuar ka ndodhur më datë 5 të muajit shtator.

Policia, ka njoftuar se i dyshuari ka sulmuar seksualisht një grua dhe se rasti është iniciuar “Ngacmim seksual”.

Derisa rasti i tretë për të cilin policia raportoi, ka ndodhur më 4 korrik, ku u arrestua një i dyshuar për veprën ‘Sulm seksual”.

Me vendim të prokurorëve, policia ka njoftuar se tre të arrestuarit për tre rastet e ndryshme janë dërguar në mbajtje./Gazeta Infokus/

SULM SEKSUAL

Prishtinë 08.09.2022 – 01:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi dyshohet se ka sulmuar seksualisht dy viktimat femra kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

NGACMIM SEKSUAL

Prishtinë 05.09.2022 – 11:30. Me 08.09.2022 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi ka sulmuar seksualisht viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

SULM SEKSUAL

Prishtinë 04.07.2022 – 20:00. Me 08.09.2022 lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se ka kryer veprën e lartcekur. Me vendim të prokurorit i njëjti është dërguar në mbajtje.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ

Të tjera