Lajme

Për 24 orë arrestohen 24 persona në Prizren

Autori: Gazeta inFokus 13:26 | 21 May 2020

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka ndalur 24 persona në Prizren, për shkak se nuk respektuan masat për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Për 24 orë në gjithë Kosovën janë arrestuar 26 persona e 24 prej tyre në komunën e Prizrenit.

Dy rastet e tjera janë 1 një Ferizaj dhe 1 Mitrovicë.

-Advertisement-

Sipas Policisë së Kosovës këta persona janë arrestuar për  Mosveprim sipas dispozitave shëndetësore gjatë pandemisë”.

Kujtojmë se sipas të dhënave të Institutit ombëtar të Shëndetësisë Publike deri më tani në Kosovë janë testuar gjithsej 12.406 persona të dyshimtë ndërsa pozitivë kanë rezultuar 1.003 raste.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 772 raste, ndërsa jetën nga ky virus e kanë humbur 29 persona./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera