Lajme

“Për 2-4 muaj deputetët e Osmanit do të kalojnë në LDK”

Autori: Gazeta inFokus 15:22 | 30 March 2021

Analisti politik, Vigan Qorrolli, ka thënë se për dy deri katër muaj deputetët e Listës “Guxo” të Vjosa Osmanit do të kalojnë në grupin parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, pasi kjo parti ka vendosur t’ia bëjë kuorumin Osmanit në seancën kur do të votohet për presidente.

Të martën kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku konfirmoi se kjo parti ka vendosur që të qëndrojë në sallë në momentin e votimit të Osmanit.

Ndërsa, sipas Qorrollit, kjo lëvizje do të përcillet me kalimin e deputetëve të listës së Vjosa Osmanit në grupin parlamentar të LDK-së.

-Advertisement-

“LDK-ja sot e konfirmoi qëndrimin tim të deklaruar qe para shumë ditësh: pjesëmarrjen në seancë. Marrëveshja për kalimin e deputetëve të Listës Guxo në grupin parlamentar të LDK-së – do të realizohet brenda 2-4 muajve pas zgjedhjes së Presidentes”, ka shkruar ai.

LDK-ja ka fituar 15 ulëse në Kuvend.

Për të zgjedhur presidentin, në votimin e tretë duhet të jenë 80 vota minimum, me 61 prej tyre pro një kandidati. Vetëvendosje ka 58 vota, ndërsa pritet t’i ketë edhe 8 të tjera nga minoritetet jo shumicë. Bashkë me to, i duhen minimum 14 vota nga LDK-ja për të siguruar kuorumin e nevojshëm që ish-nënkryetarja e kësaj partie të shpallet presidente.

Osmani në listën e VV-së në garë mori pjesë si pretendente për presidente. Ajo mori mbi 300 mijë vota

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite

Të tjera