Për 16 vjet u themeluan 11 komisione hetimore nga deputetët

Autori: Gazeta inFokus
22:50 | 03 November 2023
Konstituimi i komisionit hetimor që synon sqarimin e dilemave për keqpërdorim me rezerva shtetërore, është duke dështuar për disa herë radhazi. E brenda 16 vjetësh janë themeluar 11 komisione të tilla. Nga Kuvendi i Kosovës kanë ofruar të dhëna për këto komisione hetimore, teksa kanë treguar se nga ta vetëm katër raporte kanë arritur të miratohen nga deputetët.
11 komisione parlamentare hetimore janë formuar në Kuvendin e Kosovës për tema të ndryshme brenda 16 vjetësh.
Në vitin 2006 deputetët e atëhershëm kishin themeluar komisionin hetimor lidhur me raportin e zyrës së Auditorit të Përgjithshëm për gjetjet në Kuvendin e Kosovës, e që më pas kishin miratuar edhe raportin për këtë çështje.
Në të dhënat që Zyra e Kuvendit i ka ofruar televizionit Dukagjini, bëhet e ditur se kanë arritur të miratohen vetëm katër raporte nga këto 11 komisione deri në vitin 2022.
Ndër raportet e miratuara që ka dhënë rezultate tek gjyqësori, është rasti i dëbimit të shtetasve turq më 2018.
Të tjerat nuk janë miratuar nga deputetët për arsye se në disa raste ishte shpërndarë Kuvendi, e në disa raste edhe i kishte kaluar mandati.
“Komisioni Hetimor parlamentar në lidhje me shpenzimet për lobim nga ana e Presidencës dhe Qeverisë së Kosovës – i themeluar më 1 qershor 2018. Komisioni Hetimor Parlamentar ka përgatitur raport. Raporti përfundimtar është shqyrtuar më 12.04.2019, ndërsa nuk ka arritur të miratohet deri në shpërndarjen e Kuvendit më 22.08.2019. Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me emërimet e shërbyesve të lartë civil në Administratën Shtetërore – i themeluar më 28 qershor 2018. Komisioni Hetimor Parlamentar nuk ka përgatitur raport. Komisionit i ka kaluar mandati pa përgatitur Raportin përfundimtar”.
Derisa, aktualisht janë dy komisione hetimore parlamentare që funksionojnë në Kuvendin e Kosovës, ai për rastet e dhunës seksuale dhe dhunës në familje, si dhe ai për rezervat shtetërore i cili nuk është arritur të konstituohet për të gjashtën herë radhazi, shkaku i bojkotit të partisë në pushtet.
Por, për mënyrën e funksionimit të këtyre komisioneve hetimore, ka kritika Instituti Demokratik i Kosovës, i cili thotë se shpesh deputetët nuk i trajtojnë shumë seriozisht çështjet.
“Fatkeqësisht në ushtrimin e këtij funksioni deputetët dhe partitë politike kanë çaluar, sepse shumë shpesh kemi politizimin e punës së komisioneve, një prej atyre është Komisioni i Energjisë, kur pozita ka vendosur të hap një të tyre, e opozita një tjetër, prandaj duke e kujtuar që funksioni i këtij institucioni është i rëndësishëm, dhe ne duhet të i bëjmë thirrje deputetëve që të ushtrojnë në një mënyrë më objektive dhe neutrale.”, thotë Arbër Thaçi nga KDI.
Në lidhje me hetimet që mund të nisin si shkak i raporteve që dalin nga komisionet hetimore, nuk kanë kthyer përgjigje nga Prokuroria Speciale e Kosovës./RTVDukagjini

Të tjera
-
Ndërprerja masive e energjisë elektrike prish Festivalin e Filmit në Kanë
Një ndërprerje masive e energjisë elektrike ka shkaktuar kaos në Kanë dhe zon...
-
Zgjatja e mandatit të ushtarëve, Qeveria gjermane: Kosova stabile, rëndësi jetike për Gjermaninë e NATO-n
Veç dy javë pasi që u bë kancelar i Gjermanisë, Friedrich Merz dhe qeveria e ...
-
Arrestohet në Shqipëri 28-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pritet të ekstradohet në Kosovë
Policia e Shqipërisë përmes një njoftimi ka bërë të ditur se në Lezhë është a...
-
Një shtëpi përfshihet nga zjarri në Abri të Skenderajt – Shkaktohen dëme të konsiderueshme materiale
Rreth orës 04:30 të mëngjesit të sotëm, një shtëpi në fshatin Abri të Skender...
-
Pal Lekaj shkruan për ish-presidentin Thaçi: Në Hagë po bëhet padrejtësi, zëri i një populli është me ju
Në Ditën e Presidentit, Pal Lekaj nga AAK ka shkruar për ish-presidentin Hash...
-
Një i lënduar nga aksidenti mes dy veturave në Gllarevë
Një aksident mes dy veturave ka ndodhur në fshatin Gllarevë. Lajmin për Kl...
-
Dy të lënduar nga aksidenti në magjistralen Prishtinë-Pejë
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në magjistralen Prishtinë-Pejë, n...
-
Koha e pranverës, duhet të keni tejet shumë kujdes nga këto gjëra sepse mund të keni probleme të mëdha me frymëmarrjen
Në emisionin Doktor Plus me Arjeta Osmanin ishte i ftuar doktor Besim Morina,...
-
Aksident mes disa veturave në magjistralen Prishtinë-Pejë, ambulanca në vendin e ngjarjes
Një aksident mes disa automjeteve ka ndodhur në magjistralen Prishtinë-Pejë. ...
-
Rashiq thotë se do t’i drejtohet Inspektoratit Policor për “hetim urgjent” për incidentin në veri
Partia “Për liri, drejtësi dhe mbijetesë” ka dalë me një reagim për i...
-
Kosova nikoqire, 29 shtete pjesëmarrëse e 25 mijë ushtarë të angazhuar në “Defender Europe 2025”
Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka njoftuar për fillimin e...
-
NISMA njofton se nesër mban Kuvendin Zgjedhor – Do të zgjidhen kryetari, këshilli dhe kryesia
NISMA Socialdemokrate, ka njoftuar se nesër do të mbajë kuvendin zgjedhor. ...