Lajme

Për 16 ditë Policia e Kosovës ka shqiptuar mbi 15000 gjoba në trafik

Autori: Gazeta inFokus 17:00 | 19 January 2018

Ligji i ri për rregullat e Trafikut Rrugor ka  hyrë në fuqi nga 1 janari i këtij viti, kështu duke rritur gjobat për shkelësit e rregullave të komunikacionit, shkruan Infokusi.com.

Përmes këtij ligji Ministria e Infrastrukturës ka synuar zvogëlimin e aksidenteve dhe ngritjen e sigurisë në komunikacion.

Gjatë periudhës 01:01.2018 deri 16.01.2018, Policia e Kosovës ka shqiptuar ka identifikuar një numër të konsiderueshëm të kundërvajtësve duke shqiptuar kështu mbi 15000 gjoba, shkruan Infokusi.com.

-Advertisement-

Policia e Kosovës përmes një komunikate për media ka njoftuar se numri i përgjithshëm i gjobave është 15092, prej të cilave 14230 janë gjoba deri 500 euro për persona fizikë,  6 janë gjoba deri 1000 euro për persona juridikë dhe 856 janë gjoba për Gjykatë.

Ndërsa numri i shqiptuar i gjobave që janë paraparë pikë negative është 515. Më një pikë janë shqiptuar 64 gjoba, me dy pikë janë shqiptuar 204 gjoba dhe  me tri pikë janë shqiptuar 147 gjoba.

E gjoba me ndalim të të trejtuarit të mjetit me veprim motorik janë shqiptuar 214 gjoba, shkruan Infokusi.com

190 gjoba janë shqiptuar me ndalim të mjetit me veprim motorik tre muaj, 6 me ndalim tre deri gjashtë muaj, 15 me ndalim deri gjashtë muaj, 2 me ndalim gjashtë deri dymbëdhjet muaj, 1 me ndalim nëntë deri tetëmbëdhjetë muaj.

Policia e Kosovës përmes komunikatës ka njoftuar se edhe pse nuk ka qëllim primar ndëshkimin,për të gjithë pjesëmarrësit në trafikun rrugor që bien ndesh me ligjet e trafikut do tëvazhdojë të aplikojë ndërmarrjen e masave ligjore./INFOKUSI

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Aeroporti “Adem Jashari” ka një kërkesë për udhëtarët që kanë humbur valixhet e tyre
-Advertisement-

Të tjera