Sport

Pepe humb durimin, zemërohet me djalin që mbledh topat

Autori: Gazeta inFokus 18:13 | 10 December 2019

Pepe u kthye në vëmendjen e tifozëve të futbollit sërish me një veprim të tij pas një ndeshjeje që u zhvillua të dielën, kur refuzoi t’ia japë dorën një djaloshi që mbledh topat në stadium.

Mbrojtësit të Portos, Pepes, iu afrua një djalosh i vogël në fund të ndeshjes, që përfundoi me barazim me rezultat 1:1 kundër Belenenses.

Megjithatë, Pepe, që është i njohur për disa incidente kontroverse në fushën e blertë, iu përgjigj me zemërim djaloshit dhe e largoi dorën e tij nga ai.

-Advertisement-

Në të kaluarën, përkrah Sergio Ramosit, Pepe e kishte drejtuar një mbrojtje të Real Madridit që ngjallte frikë në Evropë. Dyshja i zemëronte tifozët kundërshtarë, veçanërisht Pepe i cili më vonë e humbi vendin në formacion shkaku i Raphael Varanes.

Pepe i kishte fituar tre tituj të La Ligës dhe tre tituj të Ligës së Kampionëve gjatë kohës së tij në kryeqytetin spanjoll. Gjatë kësaj kohe ai kritikohej për sjellje jashtë “fairplay-t” dhe për ndërhyrjet e ashpra.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker

Të tjera