Sport

Pepe: Emery më ka ndihmuar shumë

Autori: Gazeta inFokus 12:25 | 21 August 2019

Transferimi i fundit i Arsenalit, Nicolas Pepe ka folur fjalë të mira për trajnerin, Unai Emery.

“Topçinjtë”, shpenzuan 75 milionë euro për sulmuesin e Bregut të Fildishtë dhe dy ndeshjet në Premier Ligë ai luajti si zëvendësues.

Pepe ka thënë se tekniku spanjoll i ka ndihmuar shumë atij në përshtatjen e futbollit anglez, transmeton KosovaPress.

-Advertisement-

“Ka qenë shumë mirë sepse Emery flet frengjisht, andaj ka qenë shumë e lehtë për të komunikuar. Jam i ri, strategjitë dhe taktikat janë të reja dhe është ndihmuese që trajneri me ndihmon. Gjithashtu është duke me ndihmuar të mësoj anglisht”, deklaroi ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera