Sport

Penza fiton, titulli përcaktohet në Prizren

Autori: Gazeta inFokus 22:25 | 26 April 2021

Penza e ka fituar ndeshjen e katërt të “Play-offit” në EBC Ligën e Femrave ndaj Bashkimit 72:58 (19:16, 13:21, 21:13, 19:8).

Kështu titulli I këtij edicioni do të vendoset në ndeshjen e pestë, që zhvillohet në Prizren.

Në periudhën e parë ishin të barabartë, ku asnjëra skuadër nuk arrinte të shkëputej në epërsi, derisa kjo pjesë përfundon 19:16 për vendaset. Në periudhën e dytë, mysafiret nga Prizreni ishin më të mira, duke e fituar këtë pjesë 21:13, për të shkuar në epërsi me shifrat 32:37.

Por, kundërpërgjigja e vashave pejane nuk vonoi dhe në periodën e tretë i përgjigjet me të njëjtën monedhë, 21:13, kurse rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 53:50. 10 minutat e fundit të përballjes ishin shumë interesante, ku herë njëra skuadër dhe herë tjetra kalonin në epërsi, duke e bërë sfidën dramatike deri në fund, ku Penza u tregua më e vëmendshme dhe më e përqëndruar për të triumfuar në fund me shifrat 72:58.

Te Penza u dalluan Gabrielle Cooper me 23 pikë e 10 kërcime, Arbnore Përquku 14 pikë, 8 kërcime dhe 9 asistime dhe Valbona Bytyqi me 18 pikë, ndërsa te Bashkimi u dallua Aisha Balarabe me 14 pikë e 14 kërcime.

Të enjten do të zhvillohet finalja e pestë në Prizren, ku do të vendoset përfundimisht për titullin e kampionit.

Të tjera