Pentagoni paralajmëron një përgjigje më agresive ndaj sulmeve kibernetike
Autori: Gazeta inFokus 16:08 | 27 May 2023
Udhëheqësit ushtarakë amerikanë kanë filluar të zbulojnë detaje të strategjisë së përditësuar kibernetike të Departamentit të Mbrojtjes, ku bëhet thirrje që trupat të “bëjnë fushatë si brenda ashtu edhe përmes hapësirës kibernetike” për të mbrojtur vendin.
Pentagoni të premten njoftoi se në fillim të kësaj jave kishte ndarë një variant të klasifikuar të Strategjisë Kibernetike për vitin 2023 me Kongresin dhe premtoi se do të ofrojë një përmbledhje të paklasifikuar të strategjisë së re në muajt e ardhshëm.
Sipas një deklarate të Pentagonit, strategjia e re kibernetike përditëson atë të lëshuar në vitin 2018. Ajo bazohet në përvoja të operacioneve të rëndësishme kibernetike.
Këto operacione përfshijnë rreth 47 dislokime në 22 vende nga një ekip i Komandës Kibernetike amerikane, që së fundmi ishte në Letoni.
Zyrtarët amerikanë thonë gjithashtu kanë mësuar shumë nga përpjekjet e Rusisë për të përdorur sulme kibernetike, si pjesë e sulmit të saj në Ukrainë.
“Departamenti do të maksimizojë aftësitë e tij kibernetike me qëllim parandalimin e sulmeve kibernetike”, tha të premten Departamenti i Mbrojtjes.
Po kështu Pentagoni paralajmëroi se ekipet kibernetike të ushtrisë amerikane “do të bëjnë fushatë brenda dhe përmes hapësirës kibernetike, nën nivelin e konfliktit të armatosur, për të përforcuar përpjekjet për parandalim si dhe duke u krijuar problemeve kundërshtarëve”.
Në përputhje me deklaratat e mëparshme dhe dëshmitë në Kongres nga zyrtarë të lartë të Pentagonit, Strategjia e re Kibernetike e rendit Kinën si kërcënimin kryesor.
“Në rast të një konflikti me SHBA-në, pothuajse me siguri do të shohim që Kina të përdorë operacione agresive kibernetike kundër infrastrukturës sonë kritike dhe pothuajse me siguri do të jetë në gjendje të dëmtojë infrastrukturën kritike”, tha në fillim të këtij muaji, drejtori i Agjencisë amerikane për Sigurinë Kibernetike dhe atë të Infrastrukturës, Jen Easterly.
Javën e kaluar, kjo agjenci së bashku me FBI-në, Agjencinë e Sigurisë Kombëtare dhe vende partnere si Australia, Britania, Kanadaja dhe Zelanda e Re lëshuan një paralajmërim lidhur me aktivitetin kibernetik të një aktori të lidhur me Kinën, i njohur si ‘Volt Typhoon’.
Krahas Kinës, Strategjia Kibernetike e Pentagonit identifikon Rusinë, Korenë e Veriut, Iranin, organizatat terroriste dhe ato kriminale si kërcënime serioze për vendin. Pentagoni thotë se strategjia e re plotëson Strategjinë Kombëtare të Sigurisë Kibernetike për vitit 2023, që u njoftua nga Shtëpia e Bardhë në fillim të këtij viti./REL
Të tjera
-
O’Brien: SHBA do t’i kushtojnë vëmendje nevojave të Kosovës që të ketë sukses në aspiratat e saj
Ndihmës Sekretari i Departamentit Amerikan të Shtetit për Evropën dhe Euroazi...
-
Pas tri javësh, rinisin seancat gjyqësore ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi, në rastin “Thaç...
-
Gjendja e rrugëve drejt pikave kufitare e kalueshme, por pajisjet dimërore të domosdoshme
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka bërë të ditur gjendjen e rrugëve që ...
-
Arrestohet një i dyshuar për dhunë në familje në Gjakovë
Një person është arrestuar në Gjakovë për dhunë në familje. Ai dyshohe...
-
Vazhdon periudha e aplikimit për akreditimin e mediave dhe vëzhguesve- Si bëhet aplikimi?
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se është duke vazhduar periudha e apli...
-
Ia gjetën një snajper në shtëpi, Policia e arreston e më pas e liron burrin në Deçan
Një person është arrestuar e më pas është liruar pasi në shtëpinë e tij është...
-
Arrestohen dy persona në Lipjan, dyshohen për shitje narkòtikësh
Dy persona janë arrestuar pasi njërit i janë gjetur 10 qese të vogla me marih...
-
PDK sot mban tubim elektoral në Ferizaj
Pas hapjes së fushatës zgjedhore, Partia Demokratike e Kosovës sot do të mbaj...
-
Moti sot: I vranët dhe me reshje të borës, temperaturat deri në 0 gradë Celsius
Ko Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar se sot do të mbajë mot...
-
Dervishaj: Më nuk ka kthim pas, vetëm përpara
Kandidati nga diaspora me numrin 77 nga Partia Demokratike e Kosovës, Shahin ...
-
Aksidentohet autobusi në Gjermani, dy persona vdẹsin e katër lëndohen rëndë
Dy persona humbën jetën dhe katër u lënduan rëndë kur një autobus u përmbys n...
-
Parashikimi i motit për të dielën
Për të dielën parashikohet të mbajë mot i vranët dhe me reshje bore të intens...