Lajme

Pentagoni ndalon operacionet detare

Autori: Gazeta inFokus 18:31 | 22 August 2017

Pentagoni ka urdhëruar ndalimin e përkohshëm të operacioneve të Marinës amerikane përreth botës, si dhe një rishikim të plotë të rregullave të sigurisë, pas përplasjes së dytë të rëndë në dy muaj të anijeve të saj në Paqësor.

Plot 10 marinarë amerikanë janë zhdukur dhe 5 të tjerë u lënduan, pasi luftanija “USS John S. McCain” u përplas me një anije çisternë në afërsi të brigjeve të Singaporit, të hënën në mëngjes.

Ndërkohë, 7 marinarë humbën jetën në qershor, kur “USS Fitzgerald” dhe një anije mallrash u përplasën pranë ujërave të Japonisë, në një aksident që sipas Marinës amerikane është shkaktuar nga drejtimi jo i duhur i zyrtarëve të lartë, transmeton tch.

-Advertisement-

“Kjo ishte përplasja e dytë në 3 muaj dhe e fundit në një seri incidentesh në Paqësor”, tha komandanti i Operacioneve Detare, admirali John M. Richardson. “Kjo tendencë kërkon aksione më të vendosura”.

Richardson urdhëroi një ndalim në operacionet e flotës, gjatë të cilit do të bëhen kontrolle urgjente të sigurisë, ndërsa një rishikim më i plotë vijon.

E gjithë kjo ndodh në një kohë të tensionuar në Paqësor, në mesin e shkëmbimit të kërcënimeve mes presidentit Donald Trump dhe kreut të Koresë së Veriut, Kim Jong-un, në lidhje me programet raketore dhe bërthamore të Penianit. Po ashtu, Kina ka forcuar praninë e saj ushtarake në detin e Kinës Jugore.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Birra të ftohta e me shumë ZBRITJE veç në Viva Fresh!
-Advertisement-

Të tjera