Uncategorized

Pensionistët e vdekur marrin ende pensione nga shteti

Autori: Gazeta inFokus 09:56 | 24 June 2017

15 mijë euro të buxhetit të shtetit kanë shkuar në llogaritë  e njerëzve që  kanë vdekur. Ndonëse me ligj pensionet duhet të ndalen pas vdekjes së përfituesve, Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale nuk ka përfillur procedurat ligjore.

Kjo gjetje është bërë nga Zyra Kombëtare e Auditimit. Në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale gjatë vitit 2016, pensionet e paguara pas vdekjes së përfituesve  kanë arritur shumën prej  115 mijë eurosh, shkruan Indeksonline.

Madje ka pasur raste kur pensionet janë paguar deri 12 muaj pas vdekjes së përfituesve.

-Advertisement-

‘’Sipas Ligjeve përkatëse të skemave pensionale dhe rregullave të aplikueshme, pensionet duhet të ndalen pas vdekjes së përfituesve. Nga krahasimi i të dhënëve ndërmjet MPMS dhe ARC-së, kemi konstatuar se gjatë vitit 2016, pensionet e paguara pas vdekjes së përfitueseve, arrin vlerën 115,006€. Vlen të theksohet se kishte raste kur pensionet ishin paguar deri në 12 muaj pas vdekjes së përfitueseve’’, bëhet e ditur në gjetjet që auditori ka bërë në MPMS.

Një shkelje të tillë auditori e kishte gjetur edhe vitin e kaluar, ndonëse shuma ishte më e madhe në krahasim me vitin 2015. Në vitin 2015, pagesat për pensionet e paguara pas vdekjes kishin arritur në 801 mijë e 723 euro.

‘’Megjithatë, ekziston një përmirësim i dukshëm në menaxhimin e skemave pensionale në raport me vitin e kaluar (në vitin 2015, pagesat për pensionet e paguara pas vdekjes ishin 801,723)’’, thotë auditori.

Auditori alarmon se mbajtja e personave të vdekur në listat e pagesave të pensioneve, rezulton me pagesa të parregullta e me dëmtim të buxhetit. /Indeksonline/ F.Rr/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…
-Advertisement-

Të tjera