Pensioni kontribut-dhënës, kërkohet zgjatja e afatit për regjistrim
Autori: Gazeta inFokus 08:48 | 14 September 2023
Më 15 shtator përfundon afati për t’u regjistruar për kalim në pension parcial kontributdhënës, për pensionistët e larguar dhunshëm nga puna në vitet e 90-ta, e që nuk i kishin 15 vjet stazh. Në Shoqatën e Pensionistëve thonë se nëse nuk zgjatet afati, shumë pensionistë mund të mos regjistrohen për kalim në pension kontribut-dhënës.
Pas miratimit të Ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për skemat pensionale të financuara nga shteti, me të cilin u largua kriteri për domosdoshmërinë e 15 viteve përvojë punë para vitit 1999 për përfitimin e pensionit kontribut-dhënës, po vazhdon regjistrimi për kalim në pension parcial kontributiv.
Afati për regjistrim, që fillimisht ishte deri në fund të muajit gusht, përfundon më 15 shtator. “Të gjithë pensionistët e larguar dhunshëm nga puna në vitet e 90-ta, mund të aplikojnë për t’u regjistruar për kalim në skemën parciale kontributive, përmes linkut https://info-pensionet.rks-gov.net”, njoftuan ditë më parë nga Ministria e Financave.
Por, sipas kryetarit të Shoqatës së Pensionistëve, Nijazi Gashi, nëse nuk zgjatet afati për aplikim, shumë pensionistë mund të mos regjistrohen. Ai thotë për Radio Kosovën se janë kundër caktimit të një afati strikt.
“Ne nuk jemi për afatizimin e aplikimit, sepse pensionistët i takojnë një moshe të shtyrë. Mund të harrojnë. Nuk kanë fort energji. Mandej mund të mos dinë të aplikojnë online. Por, ka edhe pengesa të tjera objektive që mund të ndikojnë që pensionistët të mos arrijnë t’i respektojnë në përpikëri afatet dhe kushtet. Por, ne shpresojmë se afati do të zgjatet, sepse nuk mund t’i merret e drejta në pension dikujt vetëm pse nuk arrin të aplikojë deri më 15 shtator”, tha ai.
I pari i pensionistëve të Kosovës ankohet për mungesë bashkëpunimi me Qeverinë, teksa shpreh dyshime se do të ketë vonesa në verifikimin e aplikimeve dhe njohjen në pension parcial kontributiv.
“Për qeverinë kjo çështje është minore, por nuk është minore, sepse secili individ është botë më vete dhe një ditë të mbesë pa bukë është e gjatë, e lëre më të jetë kështu me javë e muaj. Unë jam skeptik se njohja e të drejtës për pension parcial kontributiv dhe fillimi i pagesave do të bëhet gjatë këtij viti. Nëse kjo do të realizohet deri në mesin e vitit të ardhshëm, do të isha i kënaqur’, tha Gashi.
Radio Kosova ka pyetur Ministrinë e Financave, Punës dhe Transfereve se sa është numri i pensionistëve të larguar dhunshëm nga puna gjatë viteve të 90-ta të cilët kanë aplikuar për kalim në skemën parciale kontributive dhe se kur pritet të fillojë verifikimi i aplikimeve por, përkundër interesimit dhe pritjes disaditore, nga kjo ministri nuk kanë kthyer përgjigje.
Të tjera
-
Lajçak e bën bilancin: Kam shpresuar për më shumë progres në dialog, por mesazhi për Kosovën e Serbinë është i qartë
I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak k...
-
Vuçiq: U mbajt një tubim jashtëzakonisht i madh në Beograd
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, këtë herë ka pranuar se në Beograd është m...
-
Pritjet për të hyrë në Kosovë deri në 40 minuta
Pritjet për të hyrë në Kosova nga pika kufitare e Muçibabës po vijojnë deri n...
-
Deklarohen të pafajshëm 22 të akuzuarit për mashtrim me “Call Center”
Në seancën fillestare të hënën në Gjykatën Themelore në Prishtinë janë deklar...
-
Gjendet pa shenja jete një 61-vjeçar në Pogradec
Një person i moshës 61-vjeçare është gjetur pa shenja jete në banesën e tij, ...
-
Protestë masive në Beograd kundër presidentit serb
Dhjetëra mijëra veta u mblodhën të dielën në një shesh qendror në Beograd duk...
-
Hill thotë se s’ka paralajmërime për sanksione ndaj NIS’it në Serbi, a i gënjeu Vuçiq serbët për të krijuar panik?
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi, Christopher Hill, ka...
-
Tajani për vizitë në Kosovë, viziton kontigjentin italian të KFOR-it
Kryediplomati italian, Antonio Tajani, ka ardhur për vizitë në Kosovë për të ...
-
Kremlini hedh poshtë raportimet e mediave turke se gruaja e Assadit kërkoi divorc dhe largim nga Moska
Kremlini hodhi poshtë të hënën raportet e mediave turke që sugjeronin se Asma...
-
Kundërligjshëm e pa përvojë pune, Rozeta Hajdari e bën zv. kryeinspektore ish asistenten e Albulena Haxhiut vetëm 8 muaj pasi u punësua në MINT
Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, ish asist...
-
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje politike e Rugovës ia dha vendit demokracinë në të cilën fitojnë edhe rivalët tanë
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri shkroi për përvjet...
-
Komuniteti i Ambasadës nderon Hovenierin për vizionin e tij për Kosovën
Komuniteti i Ambasadës Amerikane ka nderuar ambasadorin Jeffrey M. Hovenier m...