Lajme

Pengohet dy herë teksa ngjit shkallët e avionit, incidenti i Biden bëhet viral menjëherë

Autori: Gazeta inFokus 08:10 | 22 Shkurt 2024

Presidenti i SHBA-ve, Joe Biden shpesh herë bëhet viral me incidentet që i ndodhin në publik. Jo një herë, por dy herë, Biden u pengua gjatë hipjes në Air Force One në Los Angeles të martën.

Incidenti ndodhi pavarësisht faktit se një shkallë më e shkurtër u përdor për të hipur në avionin presidencial të SHBA.

Videoja më poshtë tregon momentin e pengimit të dyfishtë të Bidenit teksa ai hipi në aeroplan në bazën e Forcave Ajrore Andrews. Për fat, ai ia doli të mbante dorezën të dyja herët për të shmangur rrëzimin.

-Advertisement-

Etiketa:
Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy