Sport

Pendohet Neymar, u kërkon falje shokëve

Autori: Gazeta inFokus 10:56 | 22 September 2017

Neymar ka kërkuar falje për sjelljet e pahijshme që ka bërë në ndeshjen ndaj Lyonit.

Sulmuesi brazilian, Neymar, i ka rënë pishman që ka shkaktuar polemika me Edison Cavanin, në ndeshjen ndaj Lyonit, për ekzekutimin e penalltisë.

Neymar dhe Edinson Cavani ishin përplasur në ndeshjen kundër Lyon se cili do ta ekzekutonte penalltinë.

Por, sipas të përditshmes sportive franceze, L’Équipe, ish-sulmuesi i Barcelonës u ka kërkuar falje shokëve për incidentin që pati me uruguaianin, përcjell Express.

-Advertisement-

Neymar gjatë afatit kalimtar të kësaj vere u transferua nga Barcelona në Paris Saint-Germain për 222 milionë euro. /Express/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?
-Advertisement-

Të tjera