Sport

Pendohet Klopp, i kërkon falje Real Madridit

Autori: Gazeta inFokus 13:14 | 14 April 2021

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka kërkuar falje pas deklaratave të tij, shkruan Gazeta inFokus.

Tekniku gjerman javën e kaluar kishte quajtur stadiumin e dytë të madrilienëve qendër stërvitore.

Kjo deklaratë kishte ngjallur reagime të mëdha tek shumë njerëz të cilët nuk kishin ngurruar ta kritikonin 53 vjeçarin.

-Advertisement-

“Njerëzit e kanë bërë punë të madhe këtë gjë. Unë nuk kam dashur të ofendoj. Nëse ata mendojnë se (Di Stefano) është stadiumi në të cilin duan të luajnë, atëherë për mua është plotësisht në rregull. Nëse dikush është ofenduar na unë, kërkoj falje. Nuk ishte qëllimi im ai”, ka thënë Klopp.

Liverpooli sonte pret Real Madridin në kuadër të ndeshjes kthyese në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve.

Dueli luhet me fillim nga ora 21:00./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera