Pendohet Cassano: Sikur të kisha mendjen e Ronaldos!
Autori: Gazeta inFokus 13:49 | 18 July 2018
Antonio Cassano ka dhënë një intervistë të gjatë për Vanity fair, ku natyrisht që tema ku është ndalur më gjatë, ka qenë transferimi i Cristiano Ronaldos te Juventusi.
Barezi ka shprehur bindjen se Ronaldo do të përjetojë një periudhë mjaft pozitive në Itali, ku do të shënojë të paktën 30 gola në sezon.
“Jam i bindur që do të bëjë shumë mirë, pasi po flasim për një futbollist të madh, me një fizik të jashtëzakonshëm, dhe me këtë nivel që ka Seria A aktualisht, mund të shënojë 30-40 gola. Për më tepër, do punojë me Allegrin, një trajner që di të vendosë në fushë lojtarët si ai”, deklaroi Cassano.
Ish fantazisti italian nuk ngurroi të shprehë edhe pishmanet e karrierës së tij, ndërsa pranoi se nëse do kishte pasur kokën e Ronaldos, do të ishte ende duke luajtur në nivele të larta dhe do kishte fituar shumë më tepër.
“Kam qenë pjesë e Realit të “galaktikëve” që në moshën 23-vjeçare, por nuk kam qenë asnjë herë serioz me punën që bëja. Po të kisha kokën e Ronaldos, ose të kisha pranë bashkëshorten që kam tani dhe fëmijët e mi, do të kisha punuar shumë më tepër dhe do të kisha bërë një karrierë shumë të ndritur. Ronaldo punon me një seriozitet të jashtëzakonshëm në çdo seancë stërvitore dhe unë këtë gjë e urreja kur luaja futboll”, deklaroi Cassano.
Të tjera
-
Ministri Maqedonci udhëton në Hungari, pritet t’i zhvillojë disa takime
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka udhëtuar për vizitë pune në Hungari....
-
Suharekë: Hyjnë me forcë në shtëpi dhe vjedhin para e stoli ari
Një person në Suharekë ka raportuar në polici të mërkurën se persona të panjo...
-
Rasti i Kolovicës ku mbetën të vrἀrë dy persona, arrestohet një i dyshuar
Policia e Kosovës ka konfirmuar se është arrestuar njëri prej të dyshuarve pë...
-
Kurti bashkëbisedoi me pjesëtarë të mërgatës në Hanover të Gjermanisë
Gjatë qëndrimit në Hanover, ku mori pjesë në panairin “Hannover Messe 2024”, ...
-
Policia shqipton mbi 2 mijë gjoba në trafik brenda 24 orëve
Policia e Kosovës ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 20...
-
Mickoski: Bisedova me Taravarin dhe e urova për rezultatin në zgjedhje
Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski në një deklaratë për media pas s...
-
Zhduket një grua në Skënderaj
Policia e Kosovës ka njoftuar për zhdukjen e një gruaje në Skënderaj. Poli...
-
Tre të lënduarit nga përleshja e mbrëmshme në “Rrugën B” po trajtohen në QKUK
Tre persona janë lënduar mbrëmjen e së mërkurës në Prishtinë te “Rruga B”, pa...
-
Arrestohen 8 efektivë të policisë kufitare në Mal të Zi, iu morën ryshfet edhe kosovarëve
Policia malazeze arrestoi 8 policë kufitarë të dyshuar për marrje ryshfetesh ...
-
Sindikata e Re e KEK-ut, Administratës dhe Minatorëve të Trepçës thërrasin konferencë për media
Sindikata e Re e KEK-ut, Administratës dhe Minatorëve të Trepçës thërrasin ko...
-
Sot mblidhen katër komisione parlamentare në Kuvend
Sot takohen katër komisione parlamentare për të shqyrtuar çështje të ndryshme...
-
Makina e parë fluturuese bën udhëtimin e parë në Sllovaki!
Legjenda e muzikës Jean-Michel Jarre bëhet pasagjeri i parë në makinën flutur...