Pendarovski në takim me Konjufcën shpreh mbështetjen për liberalizimin e vizave për kosovarët
Autori: Gazeta inFokus 12:35 | 15 December 2021
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, i shoqëruar nga i ngarkuari me punë në ambasadën e Kosovës në Shkup, Prindon Sadriu, priti sot në takim presidentin e Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski.
Takimi me presidentin maqedonas, në të cilin u diskutua për aktualitetin politik, zhvillimet rajonale dhe mbështetjen reciproke në rrugën e integrimit evropian, u karakterizua nga një frymë e pajtimit të plotë mbi interesat e përbashkëta të bashkëpunimit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut. Gjithashtu u vlerësuan të mira marrëdhëniet e deritashme bilaterale dhe u ritheksua gatishmëria për thellimin e mëtejmë të këtyre raporteve miqësore.
Presidenti Pendarovski konfirmoi mbështetjen e shtetit të tij për liberalizimin e vizave, rrugën e integrimit euro-atlantik të Kosovës dhe anëtarësimin në organizata ndërkombëtare, përderisa shfaqi rezerva për nisma rajonale, duke u shprehur se “Ballkani i Hapur” mund të jetë pjesë e Procesit të Berlinit, por jo ta zëvendësojë atë.
Konjufca, falënderoi presidentin Pendarovski për mbështetjen e Maqedonisë së Veriut në proceset euro-integruese të Kosovës dhe shprehu gatishmërinë e intensifikimit të bashkëpunimit ndërparlamentar, por edhe në sfera të tjera me interes të ndërsjellë, duke konsideruar se forcimi i marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve fqinje i kontribuon zhvillimit dhe stabilitetit të rajonit.
Të tjera
-
Lorik Cana zgjedh dy politikanët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave
Lorik Cana, kapiteni ikonik i kombëtares shqiptare të futbollit i ka zgjedhur...
-
Haziri: Kurti ka refuzuar formatin e dialogimit me BE e SHBA, s’i përputhet mendësia politike me atë që kërkon Edi Rama
Nënkryetari i LDK-së dhe një prej figurave politike që ka qenë pjesë e proces...
-
Gjoshi, PDK: Të moshuarit kanë nevojë për pensione të dinjitetshme çdo muaj e jo njëherë në vit
Sekretari i PDK-së për organizim dhe zgjedhje, Betim Gjoshi ka thënë se të mo...
-
“100 euro fëmijës së prindit në rast social, 100 euro djalit të ministrit”: Miftaraj kërkon qeveri normale
Pas vendimit për shpërndarjen nga 100 euro për pensionistët dhe fëmijët – që ...
-
Shtesa 100 euro e qeverisë Kurti, PDK e qartë: Përpjekje për të mbuluar dështimin katërvjeçar
Partia Demokratike e Kosovës, po e cilëson të pamjaftueshme, ndarjen prej 100...
-
Pritje mbi 1 orë për të hyrë në Kosovë
Bashkatdhetarët vazhdojnë të vijnë në numër të madh në Kosovë, duke shkaktuar...
-
Shtesat e Kurtit, Muharremi: Korrupsion i pastër elektoral, 100 EURO Vota
Njohësi i integrimeve eveopiane, Shenoll Muharremi ka kritikuar ashpër kryemi...
-
Murati: Ata që paguhen nën 350 euro të raportojnë në ATK apo në Inspektratin e Punës, do të marrim masa
Ministri i Financave, Hekuran Murati u bëri thirrje punëtorëve që paguhen nën...
-
Kusari-Lila rrëfehet për kancerin e gjirit: E zbulova krejt rastësisht, gjatë kontrollit rutinor
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila ka t...
-
Bajrami: Shpërndarja e buxhetit në kohë fushate është skemë e korrupsionit publik
Deputetja nga rradhët e LDK-së, Hykmete Bajrami ka deklaruar se shpërndarja e...
-
Kurti për refuzimin e takimit me sindikalistët e sektorit privat: Në zyrën time vijnë kur s’kryejnë punë diku tjetër
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u pyet për refuzimin e takimit me kryesi...
-
“Shpia, familja po konsiderohet si vendi më i rrezikshëm për gratë dhe vajzat”
Këtë javë në emisionin “Gratë në Fokus” me Meme Smajli, ishte e ftuar artistj...