Lajme

Pendarovski në Athinë, e para vizitë e një presidenti maqedonas në Greqi

Autori: Gazeta inFokus 14:28 | 05 October 2021

Kreu i Shtetit të Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, nisi sot një vizitë dy ditore në Athinë, e para vizitë zyrtare e një Presidenti në Greqi.

Pendarovski do të pritet nga homologia e tij greke Katerina Sakelaropulu, me ceremoni zyrtare, ndërsa më pas do të kenë takim dypalësh.

Pendarovski do të takohet edhe me kryeministrin grek Kiriakos Mitsotakis, si dhe me kryetarin e bashkisë së Athinës, Kostas Bakoyanis.

-Advertisement-

Gjatë vizitës, ai do të vizitojë Muzeun Benaki, ku është planifikuar një turne në arkivat e Konstantinos Doxiadis, dhe do të takohet me Ambasadorin e SHBA në Greqi Geoffrey Payat.

Gjatë vizitës së tij, Pendarovski do të shoqërohet nga bashkëshortja e tij Elizabeta Gjorgievska e cila do të vizitojë Galerinë Kombëtare në Athinë si pjesë e programit të zonjave, e shoqëruar nga ministrja greke e Kulturës dhe Sporteve.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?

Të tjera