Lajme

Pence: “Do të kthehemi në Hënë dhe do të shkojmë në Mars”

Autori: Gazeta inFokus 13:37 | 07 July 2017

Zëvendës Presidenti Mike Pence ka thënë të enjten se Shtetet e Bashkuara do të dërgojnë astronautë në Hënë dhe Mars, për të vendosur qëllime të reja në eksplorimin e hapësirës nën administratën e Trump.

“Këtu nga kjo urë për në hapësirë, kombi ynë do të kthehet në Hënë dhe ne do t’i vendosim çizmet amerikane në sipërfaqen e Marsit”, tha Pence, në fjalimin drejtuar punonjësve të NASA-s në Qendrën e Hapësirës “Kennedy” në Florida.

Pence lavdëroi përpjekjet e organizatës së hapësirës drejt bërjes së “fantashkencës një fakt shkencor” dhe ripohoi përkushtimin e Donald Trump ndaj misionit të NASA-s për eksplorim dhe zbulim, transmeton Gazeta Express.

-Advertisement-

Pence tha gjithashtu se hapësira është vitale për sigurinë kombëtare të Amerikës, duke premtuar: “Mund t’ju siguroj se nën Presidentin Donald Trump, siguria amerikane do të jetë dominuese në qiej siç është këtu në Tokë”.

View image on TwitterView image on Twitter

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëntori sjellë Magjinë në ETC
-Advertisement-

Të tjera