Lajme

Pema që e mahniti Shpend Ahmetin

Autori: Gazeta inFokus 17:07 | 28 June 2018

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahemti është shprehur i kënaqur për pemën artificiale të punuar nga studentët e Fakultetit Teknik, dega e inxhinerisë së Ambientit dhe Megatronikës, shkruan Gazeta Fokus.

Sipas tij ky inovacion i cili është i barabartë me mbjelljen e 70 drunjve.

“Është 100 përqind made in Kosova. Ka bimët adekuate, sistemin e ujitjes dhe mbijeton stinët e ndryshme. Koston e ka shumëfish më të ulët se të njejtat në qytetet Evropiane”, shkruan Ahmeti Njëra nga pemët është vendosur në sheshin Zahir Pajaziti në Prishtinë, ndërsa për të tjerat do të shihet mundësia e zhvillimit të mëtutjeshem në vende tjera dhe në madhësi, shkruan Gazeta Fokus.

-Advertisement-

“Zemra mal me kreativitetin e rinisë sonë, dhe shpresoj ne regjistrimin e shpejte te patentit nga studentet e mrrekullueshem”, përfundon shkrimin e tij Shpend Ahmeti.

Posimi i plotë:

Ky inovacion është i barabartë me mbjelljen e 70 drunjve. Është 100 përqind made in Kosova. Ka bimët adekuate, sistemin e ujitjes dhe mbijeton stinët e ndryshme. Koston e ka shumëfish më të ulët se të njejtat në qytetet Evropiane. E punuar nga studentet e Fakultetit Teknik, dega e inxhinerisë së Ambientit dhe Megatronikës. Në bashkëpunim me UNICEF dhe Komunën tonë. Të paren e vendosëm në Sheshin Zahir Pajaziti e tani po shohim mundësitë e zhvillimit të mëtutjeshem në vende tjera dhe në madhësi. Zemra mal me kreativitetin e rinisë sonë, dhe shpresoj ne regjistrimin e shpejte te patentit nga studentet e mrrekullueshem. /Gazeta Fokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?

Të tjera