Lajme

Pelosi: Soleimani u vra, por SHBA-ja nuk është e sigurte

Autori: Gazeta inFokus 18:34 | 09 January 2020

Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit të SHBA, Nancy Pelosi tha që ajo nuk besonte se administrata e presidentit Donald Trump kontribuoi në bërjen e SHBA-së më të sigurt duke vrarë komandantin ushtarak të Iranit Qasem Soleimani.

Pelosi e tha këtë në një konferencë javore për shtyp vetëm disa orë para votimit në Dhomën e Përfaqësuesve të një rezolute që synon të kufizojë autoritetin e Trump për të filluar veprime ushtarake kundër Iranit.

Synimi është që Trump nuk mund ta bëjë këtë pa miratimin e Kongresit.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera