Rozë

Pellegrini “i shkel syrin” Ronaldos, Georgina është e paralajmëruar

Autori: Gazeta inFokus 14:33 | 18 September 2018

Federica Pellegrini “tremb” Georgina Rodriguezin. Notarja e famshme italiane i shkel syrin Cristiano Ronaldos. Në një prononcim të fundit ajo është shprehur: “Do të më pëlqente shumë ta njihja nga afër dhe nuk e them këtë me qëllim të keq, duke parë që ai është i fejuar.”Takimi mes dy figurave të sportit mund të realizohet në një restorant. “Nëse më fton për darkë, sigurisht që përgjigjja do të ishte pozitive.” Federica është tifozë e madhe e Juventusit dhe tashmë që me bardhezinjtë luan edhe CR7 do të shkojë më shpesh në stadium, sepse është shumë kurioze për ta ndjekur nga afër, sikurse ndodh edhe kur luajnë “yje” të sporteve të tjera, si tenis apo not.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai
-Advertisement-

Të tjera