Peleshi: Angazhohemi për sigurinë e kampit të afganëve në Kosovë
Autori: Gazeta inFokus 11:38 | 22 October 2021
Mbrojtja e vendeve të NATO-s dhe lufta kundër terrorizmit në Afganistan dhe Irak ishin temat kryesore të ditës së parë të takimit të ministrave të Mbrojtjes të vendeve të Aleancës që po zhvillohet në Bruksel, ku po merr pjesë edhe ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi.
Ministrat diskutuan mbi forcimin dhe modernizimin e Strukturës së Forcave të NATO-s, me qëllim përgatitjen e vendimeve që udhëheqësit e NATO-s që do të marrin në Samitin e Madridit më 29-30 qershor 2022.
Ministri Peleshi nënvizoi rëndësinë e kontrollit politik mbi gjithë Procesin e Implementimit të Parandalimit ndaj rreziqeve dhe Mbrojtjes së zonës Euro-Atlantike dhe në veçanti, rritjen e ndërgjegjësimit të Aleancës për sa i përket Drejtimit Strategjik të Jugut, me fokus në Ballkanin Perëndimor.
Më tej, Peleshi ripërsëriti vendosmërinë e vendit tonë për zbatimin e zotimeve të marra në Samitin e Uellsit në vitin 2014, që konsistojnë në arritjen e nivelit 2 % të buxhetit të mbrojtjes dhe 20 % të këtij buxheti në investime, deri në vitin 2024.
Sa i përket Afganistanit, ministrat diskutuan se si mund të shfrytëzohen arritjet e Aleancës në këtë vend, si dhe hapat që duhet të ndiqen që vendi të mos bëhet përsëri një strehë e sigurt për grupet terroriste.
Në fjalën e tij, Peleshi vlerësoi kontributin e vendit tonë në këtë misionin e NATO-s në Afganistan duke theksuar se edhe pse vend i vogël, Shqipëria ka dhënë kontribute të mëdha atje, çka është vlerësuar në vazhdimësi nga udhëheqja politiko-ushtarake e Aleancës.
Ministri Peleshi përmendi edhe kontributin aktual që Shqipëria po jep për të ndihmuar refugjatët afganë.
“Aktualisht vendi ynë ka pranuar rreth 2000 qytetarë afganë dhe zotimi i Qeverisë shqiptare është të mirëpresë rreth 4000 të tillë. Për më tepër, vetëm pak javë më parë, Forcat tona të Armatosura, dislokuan një kompani të Policisë Ushtarake të cilët do të japin kontributin e tyre për ruajtjen dhe sigurinë e kampit “Bechtel” në afërsi të Ferizajt, ku janë akomoduar refugjatët afganë të strehuar në Kosovë”, u shpreh ai.
Në përfundim të ditës së parë të këtij takimi, ministrat firmosën “Letrën e Qëllimit”, nëpërmjet së cilës vendet anëtare zotohen të bashkëpunojnë mbi zhvillimin e menaxhimin e zbulimit të agjentëve kimikë, biologjikë e radiologjikë, si dhe identifikimin e kapaciteteve, por njëkohësisht edhe për sigurimin e pajisjeve mbrojtëse kimike, biologjike, radiologjike dhe bërthamore.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...