Sport

‘Pele’ shtohet zyrtarisht si fjalë e re në fjalorin brazilian, kuptimi do t’ju lërë pa fjalë…

Autori: Gazeta inFokus 11:37 | 27 April 2023

Ai ka qenë gjithmonë “O Rei”, “Mbreti”, apo “Perla e Zezë”, por nga sot Pelé është një person i “jashtëzakonshëm”. Po, sepse legjenda e futbollit botëror, i cili vdiq 29 dhjetorin e kaluar në moshën 82-vjeçare, është shtuar si fjalë në fjalorin brazilian (të portugalishtes) për të treguar një gjeni të rrallë tipik si i madhi Pelé.

Kuptimi – “Kush është i jashtëzakonshëm, që për shkak të cilësisë, vlerës apo epërsisë së tij nuk mund të barazohet nga asgjë dhe askush, ashtu si Pelé, pseudonimi i Edson Arantes do Nascimento (1940-2022), i konsideruar si futbollisti më i madh i të gjitha kohërave; i jashtëzakonshëm, i pakrahasueshëm, unik”, – lexojmë si shpjegim të kësaj fjale që hyn zyrtarisht në fjalorin e portugalishtes.

-Advertisement-

Në shpjegimin shoqërues të fjalës “Pelé” në fjalor do të gjejmë edhe shembuj se si përdoret fjala: “Ai është Pelé i basketbollit, ai është Pelé i tenisit, ai është Pelé i dramës braziliane, ai është Pelé i mjekësisë”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin
-Advertisement-

Të tjera