Pekini reagon ashpër ndaj vizitës së Pelosit në rajonin e Tajvanit
Autori: Gazeta inFokus 20:35 | 02 August 2022
Sapo avioni i kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve të ShBA-së Nancy Pelositë mbërriti në rajonin e Tajvanit, Ministria e Punëve të Jashtme e Kinës, organi më i lartë ligjvënës dhe organi më i lartë i konsultimeve politike i Kinës dhe Zyra e Çështjeve të Tajvanit shprehën dënim dhe kundërshtim të fortë. Ndërsa, forcat e armatosura të vendit reaguan, duke thënë se do të marrin masa të mëtejshme ushtarake.
“Pa marrë parasysh kundërshtimin e ashpër të Kinës, kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit të ShBA-së Nancy Pelosi arriti në rajonin e Tajvanit të Kinës për vizitë. Kjo është një shkelje serioze e parimit të “Një Kine” dhe e dispozitave të tre komunikatave të përbashkëta kino-amerikane, duke goditur rëndë bazën politike të marrëdhënieve Kinë-ShBA, duke shkelur rëndë sovranitetin dhe tërësinë territoriale të Kinës, duke dëmtuar seriozisht paqen dhe stabilitetin në ngushticën e Tajvanit dhe duke u lëshuar forcave separatiste të “pavarësisë së Tajvanit” një sinjal shumë të gabuar. Kina e kundërshton me vendosmëri dhe e dënon rreptësisht këtë, dhe i ka paraqitur ShBA-së protestën e vet të ashpër”, kështu thuhet në një deklaratë të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës.
Në botë ka vetëm një Kinë, Tajvani është pjesë e pandashme e territorit të Kinës dhe qeveria e Republikës Popullore të Kinës është e vetmja qeveri e ligjshme që përfaqëson tërë Kinën. Kjo përcaktohet qartë në rezolutën nr. 2758 të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së të vitit 1971. Tani në botë, 181 vende kanë vendosur marrëdhënie diplomatike me Kinën në bazë të parimit të “Një Kine”, i cili është një konsensus i gjerë i bashkësisë ndërkombëtare dhe një normë themelore e marrëdhënieve ndërkombëtare.
Në vitin 1979, Shtetet e Bashkuara bënë premtimin e qartë në Komunikatën për Vendosjen e Marrëdhënieve Diplomatike Kinë-ShBA: “ShBA-ja e njeh qeverinë e Republikës Popullore të Kinës si të vetmen qeveri të ligjshme të Kinës. Brenda këtij konteksti, populli amerikan do të mbajë marrëdhënie kulturore, tregtare dhe marrëdhënie të tjera jozyrtare me popullin e Tajvanit”.
Kongresi i ShBA-së, si pjesë e qeverisë amerikane, duhet të respektojë rreptësisht politikën e “Një Kine” të qeverisë amerikane dhe të mos zhvillojë asnjë shkëmbim zyrtar me rajonin e Tajvanit të Kinës. Kina i ka kundërshtuar gjithmonë vizitat e anëtarëve të Kongresit të ShBA-së në Tajvan dhe dega ekzekutive e ShBA-së ka përgjegjësinë t’i ndalojë vizita të tilla.
Meqenëse Nancy Pelosi është udhëheqësja në detyrë e Kongresit të ShBA-së, vizita e saj në Tajvan në çfarëdo forme dhe për çfarëdo arsyeje, është një provokim madhor politik për të përshkallëzuar shkëmbimet zyrtare të ShBA-së me Tajvanin. Kina absolutisht nuk e pranon këtë dhe populli kinez e hedh poshtë me vendosmëri një gjë të tillë.
Asnjë vend, asnjë forcë dhe asnjë individ nuk duhet të nënvlerësojë vendosmërinë e paluhatur, vullnetin e fortë dhe aftësinë e madhe të qeverisë dhe popullit kinez për mbrojtjen e sovranitetit kombëtar e të tëtërisisë territoriale dhe për ribashkimin e atdheut dhe përtëritjen e kombit kinez. Pala amerikane dhe forcat separatiste të “pavarësisë së Tajvanit” duhet të mbajnë përgjegjësinë për të gjitha pasojat që lindin prej kësaj vizite.
Ndërkohë, zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes Kombëtare të Kinës, Wu Qian, shprehu të martën kundërshtim dhe dënim të fortë për vizitën e Pelosit.
“Kina i ka ritheksuar disa herë pasojat e rënda të kësaj vizite. Por, Pelosi megjithatë provokoi në mënyrë keqdashëse dhe krijoi krizë, gjë që ka shkelur rëndë parimin e ‘Një Kine’, tre komunikatat e përbashkëta kino-amerikane dhe marrëdhëniet ndërmjet ushtrive të të dy vendeve.
Ushtria Çlirimtare Popullore e Kinës është në një nivel të lartë vigjilence dhe do të reagojë me një sërë veprimesh të shënjeshtruara ushtarake, duke mbrojtur me vendosmëri sovranitetin e tërësinë territoriale të vendit dhe duke shkatërruar ndërhyrjet e huaja dhe orvatjet e separatistëve tajvanezë”, deklaroi zëdhënësi Wu Qian.
Të tjera
-
Mbesa e kosovarit të burgosur në Serbi: Nuk e dimë si është trajtuar
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, ka konfirmuar arrestim...
-
Beogradi i cakton 30 ditë paraburgim kosovarit të arrestuar para dy ditësh në kufi, MPJ thotë se i është keqësuar shëndeti
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, ka konfirmuar arrestim...
-
Lajçak: Mandati im si ndërmjetës deri më 31 gusht – me lidershipin e ri të BE’së nis një fazë e re e procesit
Miroslav Lajçak së shpejti do ta lë postin e emisarit special të BE’së për Ba...
-
Vetëaksident tek Llesna në Prishtinë (PAMJE)
Një vetëaksident trafiku ka ndodhur para pak minutave tek Llesna në Prishtinë...
-
Vrąsja e intelektualëve të Mitrovicës 25 vjet më parë, Kurti: Serbia ua mohon familjeve të drejtën për të ditur të vërtetën
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka kujtuar zhdukjen e intelektualëve të M...
-
Anulohet pjesëmarrja e Kurtit në tubimin e opozitës së Maqedonisë së Veriut sonte në Berlin, çfarë ndodhi?
Bekim Qoku Këshilltar i Jashtëm Politik të Kryeministrit Albin Kurti për marr...
-
Murati: Marrëveshjet e deritanishme janë marrë vetëm me serbët e Kosovës
Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati, ka thënë se deri më tani, marr...
-
Ky është rreshteri i NJRSH-së që u suspendua nga IPK-ja, dyshohet se e rrahu keq një qytetar
Sedat Ramdani, rreshter në Njësinë e Reagimit të Shpejtë në rajonin e Prizren...
-
17 vjeçari e th*rr me thíkë një person në Ferizaj, arrestohet brenda dy orëve
Sot në ora 17:47 policia rajonale e Ferizajt pranoi një informatë se në udhëk...
-
Durmishi i përgjigjet Pal Lekajt: Pse po rren?
Zëvëndësministri i Infrastrukturës, Hysen Dumishi, i ka reaguar ish-ministrit...
-
Stano: Arrestimi i zyrtarëve policorë të Kosovës nga Serbia, shqetësues
Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, tha për Radion Evropa e Lirë të ...
-
Një muaj paraburgim për kosovarin e ndaluar në Serbi nën dyshime për kríme ĺufte, thonë familjarët
Një gjykatë serbe ia ka caktuar masën prej një muaji paraburgim të pr...