Uncategorized

Pekini ofron dozën e tretë Covid për personat me imunitet të rrezikuar

Autori: Gazeta inFokus 12:18 | 18 October 2021

Kryeqyteti i Kinës, Pekini, ka filluar të ofrojë një dozë të tretë përforcuese të vaksinës anti-Covid, shkruan “Xinhua”.

Doza përforcuese do t’u jepet personave me imunitet të rrezikuar.

Më shumë se 2.23 miliardë doza të vaksinave COVID-19 janë administruar në territorin kinez , sipas të dhënave të publikuara nga Komisioni Kombëtar i Shëndetit.

-Advertisement-

Që nga fillimi i pandemisë, Kina ka njohur 96.579 raste me infeksione, fatkeqsisht 4636 humbje jete dhe 90.677 të shëruar.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera