Lajme

Pekini denoncon deklaratat e G7 për detin e Kinës

Autori: Gazeta inFokus 13:09 | 29 May 2017

Kina denoncoi një deklaratë nga ana e G7-ës, në vazhdën e samitit në Taormina ku shtatë shtetet më të pasura shprehën shqetësimin e tyre në lidhje me tensionet në detin e Kinës mes Pekinit dhe fqinjëve të tij.

Në deklaratën përfundimtare të publikuar të shtunën në përfundim të samitit në Siçili, vendet e G7-ës kundërshtuan ashpër çdo mase njëpalëshe që mund të nxisë rritje të tensioneve, në këtë pjesë të globit.

Pekini është në një klimë delikate me Tokion në lidhje me sovranitetin e ishujve në detin e Kinës Lindore, ndërsa regjimi kinez kundërshton fqinjët e tij (Filipine, Vietnam, Malajzi, Brunei, Tajvan) për detin e Kinës Jugore, duke pretenduar thuajse të gjithë këtë territor.

-Advertisement-

E zaptuar nga Filipinet, gjykata ndërkombëtare hodhi poshtë pretendimet e Pekinit vitin e kaluar në detin e Kinës Jugore, por regjimi komunist zgjodhi të injorojë këtë vendim.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vazhdon përkushtimin ndaj gjithëpërfshirjes duke dhuruar një furgon për të mbështetur fëmijët me nevoja të veçanta
-Advertisement-

Të tjera