Pekin, hapet Forumi Global Mediatik i Inovacionit

Autori: Gazeta inFokus
11:52 | 27 January 2022
U hap të mërkurën në Pekin edicioni i parë i Forumit Global Mediatik të Inovacionit, i organizuar nga Grupi Mediatik i Kinës (CMG). Me mbështetjen e Komitetit Olimpik Kombëtar të Kinës, Komitetit Organizator të Lojërave Olimpike Dimërore të Pekinit dhe Ministrisë së Teknologjisë të Kinës, përfaqësuesit e 145 mediave nga 78 vende e rajone të botës do të marrin pjesë në forumin virtual, duke zhvilluar diskutime mbi temën “Së bashku për një Olimpiadë të Teknologjisë së Lartë”.
Në një letër urimi drejt forumit, presidenti kinez Xi Jinping vuri në dukje se së shpejti Kina do t’i japë botës një takim olimpik të thjeshtë, të sigurt dhe të mrekullueshëm. Ai shprehu shpresën se pjesëmarrësit në forum do të shkëmbejnë gjerësisht mendime për shfaqjen e magjisë së sporteve dimërore, për promovimin e shpirtit olimpik dhe për nxitjen e zhvillimit të sporteve olimpike dimërore.
Në videofjalimin e vet të rastit, kryetari i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar Thomas Bach tha se, në dekadat e kaluara, Grupi Mediatik i Kinës dhe Televizioni Qendror i Kinës (tani pjesë e CMG-së) kanë qenë partnerë të çmuar të KON-it dhe kanë qenë gjithmonë të përkushtuara për ta përcjellë magjinë e Lojërave Olimpike te miliona banorë kinezë. “Me hapjen e kanalit olimpik të CMG-së, bashkëpunimi dypalësh është ngritur në një lartësi të re. Në prag të hapjes së Lojërave Olimpike Dimërore të mrekullueshme në Pekin, i falënderoj CMG-në dhe të gjithë partnerët e tjerë mediatikë që do të hapin së bashku me Komitetin Olimpik Ndërkombëtar një faqe të re emocionuese në historinë e sportit,” tha kreu i KON-it.
Në fjalimin e mbajtur në ceremoninë e hapjes së Forumit, presidenti i Grupit Mediatik të Kinës Shen Haixiong theksoi se CMG-ja gjithmonë i kushton vëmendje transmetimit të Lojërave Olimpike me risi teknologjike. Në Lojërat Olimpike Verore të Tokios, CMG-ja realizoi për herë të parë në botë transmetimin e lojërave sportive me teknologjinë 4K, kurse 100 ditë para çeljes së Lojërave Olimpike Dimërore të Pekinit, hapi Kanalin Olimpik, i parë televizion sportiv në botë që transmeton 24 orë në ditë me sinjalin 4K. “Dy ditë më parë, përuruam kanalin televiziv me qartësi ultra të lartë me teknologjinë 8K, duke ndihmuar edhe më tej në transmetimin e garave fantastike në Lojërat Olimpike Dimërore të Pekinit. Si praktikuese e risive mediatike, CMG-ja është e gatshme të bëjë përpjekje të përbashkëta me partnerët botërorë, duke zhvilluar bashkëpunim të gjithanshëm me Komitetin Olimpik Ndërkombëtar për të paraqitur një miting madhështor të ‘sporteve të bardha’,” tha z. Shen.
Edhe drejtuesit e shumë mediave dhe organizatave mediatike ndërkombëtare mbajtën fjalime virtuale në ceremoninë e hapjes së forumit. Kryeekzekutivja e agjencisë amerikane të lajmeve AP, Daisy Veerasingham, e falënderoi CMG-në për organizimin e këtij forumi dhe i bëri edhe ajo jehonë rëndësisë së risive teknologjike në fushën e medias.
Siç mësohet, nga 26 deri më 27 janar, katër nënforume do të mbahen dhe transmetohen në platformat multimediale të disa institucioneve pjesëmarrëse.
Të tjera
-
“Mariupoli është i yni” – Rusia shpall fitoren
“Mariupoli është tashmë i yni”. Këto janë fjalët e sotme me të cilat gjeneral...
-
Kryediplomati austriak thotë se e mirëpresin kërkesën e Kosovës për anëtarësim në KE
Ministri i Jashtëm i Austrisë, Alexander Schallenberg, ka deklaruar se Austri...
-
Duda Balje s’ka të ndalur, për herë të parë jep detaje të tjera për komunitetin LGBTI
Deputetja boshnjake, Duda Balje, po vazhdon fuqishëm t’i qëndrojë kundër Kodi...
-
Ky është momenti që la gjurmë të pashlyeshme në jetën e Duda Baljes
Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje, ka rrëfyer një moment mjaftë int...
-
Nuk do ta besoni pse Duda Balje është kthyer nga Serbia në Kosovë
Deputetja, Duda Balje, ka treguar se arsyeja pse ajo me familjen e saj janë k...
-
Mullisët kërkojnë heqjen e ndalesës së eksportit të miellit
Miell ka me bollëk, prandaj s’është e nevojshme të mbyllen kufijtë për të. ...
-
Poliklinika më e madhe në Kosovë, ‘Olive Medical’ hap qendrën e re në Mitrovicë
Sot në qytetin e Mitrovicës është organizuar ceremonia e hapjes së poliklinik...
-
Pse Japonia nuk heq dënimin me vdekje?
Dënimi me vdekje po “del nga moda”. Më shumë se 70% e vendeve e kanë hequr dë...
-
Hoxhaj: Serbia bastion i Rusisë në Ballkan për ta luftuar perëndimin
Ish-ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë se Serbia ka qenë dh...
-
Paralajmërohen reduktimet e rrymës, nervozohen qytetarët
Pak muaj më parë, gjeneratori ishte një nga produktet më të kërkuara në treg....
-
Përparim Rama ka dy lajme të mira për Prishtinën
Përparim Rama ka dy lajme të mira për komunën e Prishtinës. I pari i kryeq...
-
Raketa ruse godet një objekt në Kharkiv, plagosen shtatë persona – publikohen pamjet e tmerrshme të sulmit
Shtatë persona janë plagosur, pasi një raketë ruse goditi një objekt në qytet...