Lajme

Pejë, vëllezërit e bëjnë motrën për spital pasi kërkoj të martohet

Autori: Gazeta inFokus 10:52 | 13 August 2018

Janë arrestuar katër persona në Pejë të dyshuar se kanë rrahur me grushe motrën e tyre të komunitetit egjiptian dhe viktimën mashkull K/Rom, me të cilën viktima-vajza e tyre kishte dashur të martohet, por të dyshuarit kundërshtonin.

Viktimat kanë pësuar lëndime, dhe u është ofruar tretman mjekësor, ndërsa të dyshuarit pas intervistimit, me vendim të prokurorit, dy janë liruar, ndërsa dy tjerët janë dërguar në mbajtje.

“Janë arrestuar katër (4) të dyshuar meshkuj K/ Egjiptian pasi të njëjtit kanë sulmuar fizikisht duke i goditur me grushte viktimën femër K/Egjiptiane-vajzën përkatësisht motrën e tyre dhe viktimën mashkull K/Rom, me të cilën viktima-vajza e tyre kishte dashur të martohet, por të dyshuarit kundërshtonin. Viktimat kanë pësuar lëndime, dhe u është ofruar tretman mjekësor, ndërsa të dyshuarit pas intervistimit, me vendim të prokurorit, dy janë liruar, ndërsa dy tjerët janë dërguar në mbajtje.”, thuhet në njoftimin e policisë.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera