Lajme

Pejë: Treni godet dy vetura, të lënduar gjashtë persona, tre nga ta fëmijë

Autori: Islam Morina 19:31 | 21 July 2021

Në Pejë treni ka goditur dy vetura me ç’rast janë lënduar gjashtë persona, prej të cilëve tre janë të moshës minore, shkruan Gazeta Infokus.

Ndërkaq njoftohet se të lënduarit nga ky aksident janë jashtë rrezikut për jetën.

“Gjatë ditës së sotme, në Pejë ka ndodhur një aksident hekurudhor, në të cilin janë përfshirë treni i udhëtarëve dhe dy automjete.
Nga ky aksident, janë lënduar 6 persona, prej tyre tre të mitur. Të gjithë të aksidentuarit janë jashtë rrezikut për jetë.
Ekipet për hetimin e aksidenteve dhe incidenteve në sektorin e hekurudhave, në kuadër të Komisionit për Hetimin e Aksidenteve dhe Incidenteve Aeronautike (KHAIA), po ekzaminojnë vendin e ngjarjes. Për këtë rast do të hapen hetime sipas ligjit 04/L-063 për hekurudhat e Kosovës, ndërsa raporti përfundimtar që përfshinë rekomandimet e sigurisë do të dërgohet në Qeveri dhe Kuvend të Kosovës” thuhet në njoftimin e zyrës së kryeministrit./Gazeta Infokus/

Të tjera