Lajme

Pejë: Qytetari e çon në stacion të policisë kuletën me 335 euro në të

Autori: Gazeta inFokus 12:07 | 22 July 2024

Një qytetar me inicialet F.S. ka dorëzuar kuletën me para dhe dokumenta personale në Pejë.

Lajmin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës, ku njofton se në to ndodheshin 335 euro, 20 dollarë dhe kartela bankare e dokumente personale.

“Me datën 21.07.2024, në Stacionin Policor në Pejë, ka ardhur qytetari, F.S. i cili ka sjellë një kuletë të cilën e kishte gjetur në rrugën “Vllazёria Tabaku” në Pejë. Në Kuletë kishte të holla dhe dokumente personale:
-Treqind e tridhjetë e pesë euro, e njëzetë pesë cent (335.25) Euro, njëzetë (20) dollar Amerikan, kartela bankare dhe dokumente personale”, thuhet në njoftimin e PK’së.

-Advertisement-

Policia e Kosovës ka shprehur falënderim për qytetarin për veprimin e bërë dhe “nivelin e lartë të përgjegjësisë qytetare”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC
-Advertisement-

Të tjera