Lajme

Pejë: Policia jep detaje për rastin ku i mituri plagosi një të mitur tjetër

Autori: Gazeta inFokus 09:36 | 07 May 2022

Një i mitur është arrestuar dje në Vitomericë të Pejës, pasi ka plagosur shokun e tij.

Sipas Policisë, dyshohet se plagosja ka ndodhur aksidentalisht.

Viktima është duke u trajtuar në Spitalin Rajonal të Pejës dhe është nën sigurimin e policisë.

-Advertisement-

“Revolja është sekuestruar për ekzaminim dhe procedura të mëtutjeshme hetimore. Viktima është duke u trajtuar në Spitalin Rajonal të Pejës dhe është nën sigurimin e policisë. Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 24 orë, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raport.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut

Të tjera