Lajme

Pejë, furrtari dënohet me 300 euro

Autori: Gazeta inFokus 11:30 | 17 August 2018

Gjykata e Pejës ka shqiptuar gjobë prej 300 eurosh ndaj Shaban Qollkaut, pronar i furrës “Vëllezërit Qollaku-2” pasi i njëjti ishte paraqitur në gjykatë nga Inspektoriati i Pejës për shitje të bukës pa deklaracion.

Inspekcioni i tregut, të komunës së Pejës gjatë inspektimit të kryer tek DPZ,, Vëllezërit Qollaku 2, ka konstatuar se nuk është respektuar neni 17, lidhur me deklaronin e mallit, për shkak se pala ka ekspozuar për shitje bukë dhe prodhime të tjera të miellit pa deklaracion, ku deklaracioni është I detyrueshëm të vendoset në çdo mallë, dhe për këtë i është tërhequr vërejtja edhe më parë.

Javë më parë i pandehuri kishte pranuar se prodhimet e miellit i kishte shitur pa deklaracion.

-Advertisement-

Sipas ligjit kompanitë të cilat shesin mall duhet të kujdesen që konsumatorit ti ofrojnë informacione të shkruara për përmbajtjen e produktit.

‘’Ky grant financohet nga Agjensioni Suedez për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar (Sida), menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF). Përmbajtja dhe rekomandimet e paraqitura nuk përfaqësojnë qëndrimin zyrtar të Agjensionit Suedez për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar (Sida) dhe Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF).’’  /Kallxo.com/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera