Pejë: Arrestohen edhe dy të dyshuar për përleshjen ku një person u qëllua me thikë në kraharor
Autori: Gazeta inFokus 09:57 | 19 April 2023
Janë arrestuar edhe dy të dyshuar të tjerë në rastin e 22 marsit në Pejë, ku pas një përleshje në mes të 4 personave njëri nga ta është qëlluar me thikë në kraharor.
Në raportin shtesë të policisë thuhet se pas veprimeve policore, dy të dyshuarit e tjerë janë dërguar në mbajtje.
“Pejë 22.03.2023-20:06. Lidhur me rastin pas veprimeve policore janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pas intervistimit në konsultim me prokurorin të njëjtit janë dërguar ne mbajtje”, njofton policia.
Derisa sipas raportit të 23 marsit një ditë pasi ndodhi përleshja thuhej se ishin arrestuar 4 persona duke dërguar kështu në 6 numrin e të arrestuarve.
Viktima i cili u godit me thikë në kraharor është trajtuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
“Rr. Mbretëresha Teutë, Pejë 20:06. Janë arrestuar 4 të dyshuar meshkuj kosovarë për shkak se ishin përfshirë në një rrahje ndërmjet vete. Njeri prej tyre, gjatë përleshjes, ka pësuar lëndime të rënda trupore pasi është qëlluar me thikë në pjesën e kraharorit. Dy të dyshuar pas tretmanit mjekësor janë dërguar në mbajtje, një nga të dyshuarit është në tretman mjekësor në spitalin e Pejës dhe është nën mbikëqyrjen e policisë ndërsa tjetri është duke u trajtuar në QKUK Prishtinë”, thuhej në njoftimin e policisë./Gazeta Infokus/
Të tjera
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...
-
NATO trajnon trupat ushtarake ukrainase në Lituani dhe Poloni
Ushtarët ukrainas janë trajnuar nga trupat e NATO-s që kur Rusia sulmoi Ukrai...
-
Mediat ndërkombëtare jehonë lajmit për mbylljen e TikTok në Shqipëri
Lajmi për mbylljen e TikTok në Shqipëri ka gjetur pasqyrim të gjerë në mediat...
-
Ndalohet një autobus në Merdare, në një valixhe kapet nga Dogana një armë me 50 fishekë
Dogana e Kosovës ka njoftuar se në pikën kufitare në Merdare gjatë kontrollit...
-
Kurti: Viti 2024 është viti i pasaportës sonë, ajo renditet më lart se kurdoherë në indekset ndërkombëtare të pasaportave
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka shkruar në lidhje me ngritjen e Kosovë...
-
Deri në dy orë pritjet në Jarinje për të hyrë në Kosovë, kolona 500 metra
Foto ilustrim Në pikën kufitare në Jarinje ka deri në 2 orë pritje për të ...
-
Besnik Tahiri zyrtarëve të Jordanisë: Decentralizimi proces afatgjatë dhe jo i lehtë, konteksti i vendit ka rëndësi të madhe
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka zhvilluar takim me gr...
-
Pse po i ndanë Kurti pensionistët e FSK-së nga 100 euroshi? Pyetja e zyrtarit të lartë të AAK-së
Zyrtari i lartë i AKK-së, Lahi Brahimaj ka reaguar ndaj vendimit të qeverisë ...