Lajme

Pejania akuzon IKSHPK-në se po “ia huqin” me rezultatet e testeve për COVID-19

Autori: Gazeta inFokus 14:55 | 04 August 2020

Behije Vranoci Ibraj, një qytetare nga komuna e Pejës po akuzon IKSHPK-në se nuk po i raporton me saktësi komunave për rastet negative dhe pozitive me COVID-19.

Fillimisht qytetarja në një status në llogarinë e saj në facebbok ka rrëfyer se si IKSHPK-ja i kishte thënë se rezultati i testit për Covid-19 për të dhe familjen e saj kishte dalë negativ.

E nw po kwtw ditw ajo kishte pranuar njw telefonatw nga IKSHPK dhe Instituti nw Pejw ku i thuhej se nga e gjithw familja ajo kishte dalw Pozitiv me virusin Covid-19.

-Advertisement-

E po ashtu edhe në listën e komunës së Pejës ajo radhitej në listën e atyre që kishin rezultuar pozitiv.

Vranoci Ibraj ka thënë se është testuar edhe në Maqedoni ku ka rezultuar po ashtu negativ mirëpo sa do që ishte munduar të kontaktojë me institucionet relevante nuk ka arritur të marrë një përgjigje nga ata.

“Me daten 30.07.2020 nga IKSHPK ne Prishtine kemi pranuar testet ku e gjithe familja kemi rezultuar NEGATIV per Covid-19. Te njejten dite ka qarkulluar nje liste me emrat e qytetareve te komunes se Pejes te testuar per Covide-19 ku emri ime figuronte si POZITIV. Po ashtu te njejten dite nga imstituti ne Peje dhe nga IKSHPK kam pranuar telefonate ku me eshte kumtuar se nga tre antaret e familjes une kam rezultuar POZITIV.Kam kerkuar te me informojn se si eshte e mundur qe i njejti institucion ma leshon vertetimin per rezultat NEGATIV per Covid-19 ndersa ne anen tjeter me rradhitin ne liste si e rezultuar POZITIV. Nuk kam pranuar pergjigje adekuate dhe nuk me jane pergjigjur ne telefonatat e vazhdueshme nga ana ime.Te nesermen me daten 31.07.2020 kemi udhetuar ne Shkup per operacion te djalit,ndersa me qense kam qene e shqetesuar me informimin e IKSHPK-s me teste kunderthense me daten 01.08.2020 ne spitalin e Sistina ne Shkup kam bere testin per Covid-19 i cili rezulton poashtu NEGATIV”, shkruan ajo.

E madje ajo shton se pas deklaratës në polici ata e cilësuan si “interesant” rastin e saj dhe deri me 2 gusht ende nuk ka marrë as vendim për vetëizolim dhe as ndonjë përgjigje tjetër.

“Sot me daten 02.08.2020 se bashku me bashkeshortin me sygjerim te zyrtarit policor me te cilin kemi kontaktuar nje dite me pare kemi shkuar ne stacionin Policore per te dhene deklarate lidhur me rastin por na priti befasia e radhes. Perkunder faktit se Policia ka qene ne dieni se posedojm testin e dyte nga Shteti Maqedon nuk na kane mundesuar te jepim deklarate duke na qortuar pse keni dale nga shtepia duke na kerkuar te kthehemi ne shtepi ngase do te vijne me inspektoret per te na dorezuar vendimin per veteizolim. Perkunder kesaje, gjere tani Policia me Inspektoret nuk na kane sjelle vendimin per vetizolim. Ketu jane rezultatet e dy testeve qe rezultojn Negativ dhe lista ku une rezultoj Pozitiv”, thuhet në shkrimin e saj./Gazeta inFokus/

Ky është shkrimi i plotë i qytetares nga Peja:

Te dashur mikesha e miq

Permes rastit tim dhe te familjes time deshiroj te ju njoftoj se si munde te keni fatin e ngjajshem perkatesisht pervojen e hidhur dhe deshprimin e thelle ne institucionet tona.Une Behije Ibraj se bashku me bashkeshortin dhe djalin me daten 28.07.2020 jemi testuar per Covid-19 ngase ka qene kusht per te kaluar kufirin ne Shtetin Maqedon per operacion te djalit te caktuar per daten 31.07.2020.

Me daten 30.07.2020 nga IKSHPK ne Prishtine kemi pranuar testet ku e gjithe familja kemi rezultuar NEGATIV per Covid-19. Te njejten dite ka qarkulluar nje liste me emrat e qytetareve te komunes se Pejes te testuar per Covide-19 ku emri ime figuronte si POZITIV. Po ashtu te njejten dite nga imstituti ne Peje dhe nga IKSHPK kam pranuar telefonate ku me eshte kumtuar se nga tre antaret e familjes une kam rezultuar POZITIV.Kam kerkuar te me informojn se si eshte e mundur qe i njejti institucion ma leshon vertetimin per rezultat NEGATIV per Covid-19 ndersa ne anen tjeter me rradhitin ne liste si e rezultuar POZITIV. 


Nuk kam pranuar pergjigje adekuate dhe nuk me jane pergjigjur ne telefonatat e vazhdueshme nga ana ime.Te nesermen me daten 31.07.2020 kemi udhetuar ne Shkup per operacion te djalit,ndersa me qense kam qene e shqetesuar me informimin e IKSHPK-s me teste kunderthense me daten 01.08.2020 ne spitalin e Sistina ne Shkup kam bere testin per Covid-19 i cili rezulton poashtu NEGATIV. 


Pra une i posedoj 2 teste me rezultat NEGATIV per Covid-19.
Te njejten dite duke u kthyer ne Peje kemi pranuar telefonata nga inspektor te IKSHPK-s dhe Policia e Kosoves te cilet thone se kane ardh me na dorzuar vendimin per veteizolim.
Me te arritu ne Peje afersisht rreth ores 17:00 jemi paraqitur ne Stacionin Policor ne Peje zyrtarit policor i kam prezantuar raportin ku rezultoj NEGATIV per Covid-19 i cili ka thene se qenka rast interesant ndersa na ka informuar se per pak minuta do te vijne se bashku me
inspektoret per te na dorezuar vendimin per veteizolim por nuk kane ardhur fare. 


Sot me daten 02.08.2020 se bashku me bashkeshortin me sygjerim te zyrtarit policor me te cilin kemi kontaktuar nje dite me pare kemi shkuar ne stacionin Policore per te dhene deklarate lidhur me rastin por na priti befasia e radhes.
Perkunder faktit se Policia ka qene ne dieni se posedojm testin e dyte nga Shteti Maqedon nuk na kane mundesuar te jepim
deklarate duke na qortuar pse keni dale nga shtepia duke na kerkuar te kthehemi ne shtepi ngase do te vijne me inspektoret per te na dorezuar vendimin per veteizolim.
Perkunder kesaje, gjere tani Policia me Inspektoret nuk na kane sjelle vendimin per vetizolim.
Ketu jane rezultatet e dy testeve qe rezultojn Negativ dhe lista ku une rezultoj Pozitiv. 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera