Lajme

Pejani rrah nënën dhe gruan

Autori: Gazeta inFokus 10:50 | 21 Nëntor 2018

Një person ka sulmuar fizikisht nënën dhe bashkëshorten mbrëmjen e së martës.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës incidenti ka ndodhur në Pejë.

Në raport thuhet gjithashtu se i dyshuari, viktimave u kishte hedhur edhe prej, shkruan Gazeta inFokus.

-Advertisement-

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, i cili kishte ushtruar dhune ndaj nënës dhe bashkëshortes së tij, viktimave femra K/Shqiptare. I dyshuari gjatë ushtrimit të dhunës në dhomë kishte hedhur prej”, thuhet në raportin e PK.-së.

Policia ka bërë të ditur se i dyshuari është arrestuar ndërsa i janë konfiskuar edhe një armë zjarri dhe një karikator me fishekë.

Pas intervisitimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në qendrën e mbajtjes./Gazeta inFokus/

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy