Lajme

Pejani që thoshte se merr vetura, ia vjedh veturën edhe kryetarit të Komunës

Autori: Gazeta inFokus 09:40 | 01 March 2021

Valon Loxha nga Peja, i cili u bë i njohur pas një kronike ku tregonte se i merr veturat që i gjen të hapura, është arrestuar mbrëmjen e së dielës.

Loxha ia ka marrë veturën zyrtare të kryetarit të Pejës, Gazmend Muhaxheri.

Me veturën e Muhaxherit, Loxha po dyshohet se ka shkuar në Rugovë. Rastin e ka konfirmuar edhe Prokuroria Themelore e Pejës.

-Advertisement-

Shkodran Nikçi, zëdhënës i Prokurorisë, ka deklaruar se i dyshuari është ndaluar për 48 orë.

“Lidhur me këtë rast, me urdhër të prokurorit të shtetit është ndaluar një person i dyshuar, për 48 orë”, ka deklaruar Nikçi për Gazetën Insajderi.

Disa ditë më parë, në një deklarim për Klan Kosova, Valon Loxha kishte deklaruar se kjo që po bën nuk është vjedhje.

Ai pati thënë se i merr veturat që i gjen të hapura, ndërkaq e quante budallallëk të pronarëve se pse ata harrojnë t’i mbyllin veturat e veta.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera