Lajme

Pejani e sulmon fizikisht vajzën, arrestohet nga policia

Autori: Gazeta inFokus 09:49 | 10 September 2023

Një person është arrestuar para dy ditësh në Pejë, pasi e ka sulmuar fizikisht vajzën e tij.

I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Ndërkaq viktima pas këtij rasti ka pranuar ndihmë mjekësore.

-Advertisement-

“Pejë 08.09.2023 – 15:00. Viktima femër kosovare ka njoftuar policinë se është sulmuar fizikisht nga babai. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker

Të tjera