Lajme

Pejani e ṛṛạh bashkëshorten pasi e kapi mat me dashnore dhe ikë, Policia vihet në ndjekje të tij

Autori: Gazeta inFokus 22:29 | 04 September 2024

Dyshimet për tradhti dhe xhelozia bëhen shpesh shkaktarë të dhunës në familje. Gratë janë viktimat më të shpeshta, të cilat përjetojnë dhunë fizike e psikike nga partnerët e tyre apo edhe anëtarët e tjerë të familje. Një rast i tillë ka ndodhur mbrëmë në Pejë, ku një grua u sulmua fizikisht nga bashkëshorti i saj.

Këtë herë, rasti ndodhi në rrugën “Adem Jashari”, ku gruaja e kapi në flagrancë burrin e saj me një grua tjetër.

Sinjali mëson se viktima, një 33-vjeçare, e ka zënë të dyshuarin duke dalë nga vetura me një tjetër dhe aty dyshohet se plasi sherri – pasi palët u përballën.

-Advertisement-

Bazuar në informacionet e para, burri i dyshuar e ka kapur me forcë bashkëshorten e tij dhe e ka sulmuar në prani të dashnores.

Përballë kësaj situate, viktima u largua nga aty dhe vendosi që të largohet me fëmijët edhe nga shtëpia ku jetonte me burrin.

Gjithë rasti u denoncua në Polici nga vet gruaja, e cila ndër të tjera ka deklaruar se edhe është kanosur pasi vajza e burrit që e ka nga martesa e parë i ka dërguar mesazhe me përmbajtje kërcënuese.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar si “Dhunë në familje”, ndërsa veprimet e tjera do të ndërmerren pasi të sigurohet prezenca e të dyshuarit, i cili është arratisur.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Aeroporti “Adem Jashari” ka një kërkesë për udhëtarët që kanë humbur valixhet e tyre
-Advertisement-

Të tjera