Lajme

Pejani arrestohet për katër vepra penale

Autori: Gazeta inFokus 15:28 | 14 August 2019

Njësiti i Hetimeve në Stacionin Policor të Pejës pas një pune intensive operativo-hetimore, në bashkëpunim edhe me njësitet e tjera relevante kanë arritur të arrestojnë të dyshuarin L.R.

I njejti dyshohet për disa vepra penale dhe me datë 25.07.2019, në rrugën “Besnik Lajqi”, poashtu dyshohet se ka kryer veprën “Vjedhje e rëndë”.

L.R ka qenë në kërkim edhe nga Gjykata Themelore dhe Prokuroria Themelore në Pejë, me ç’rast është lëshuar urdhërarrest.

-Advertisement-

Tek ai në momentin e arrestimit janë gjetur katër qese plasmasi me substancë narkotike të llojit Marihuanë.

Pas intervistimit nga prokurori është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh.

L.R dyshohet për katër vepra penale,”Vjedhje e rëndë”, “Posedim i substancave narkotike”, “Kanosje” dhe “Dhunë në familje.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion

Të tjera