Lajme

Pejanët mbesin pa ujë, kjo është arsyeja

Autori: Gazeta inFokus 10:45 | 16 January 2020

Nga ora 10:15 deri në orën 16:00 një pjese e qytetit të Pejës do të mbetët pa ujë gjatë ditës së enjte.

Kështu ka bërë të ditur kompani rajonale e ujësjellësit “Hidodirini” në Pejë, shkruan Gazeta inFokus.

Lagja ‘Maja e Zezë”, “Asllan Çeshme”, “Jarina” dhe “Xhemajl Kada” nuk do të kenë ujë të pijshëm gjatë kësaj periudhe.

-Advertisement-

Sipas këtij njoftimi kjo ndërprerje do të ndodhë për shkak të punimeve që po zhvillohen në oborrin e Spitalit të Përgjithshëm rajonal të Pejës.

“Hidrodrini” njofton konsumatorët se kjo po bëhet në kuadër të një investimi në rrjet, që ka të bëjë me montimin e ujëmatësit zonal që shërben për detektimin e humbjeve”, thuhet ndër tjerash në këtë njoftim./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…

Të tjera